Home Mbi FSASH-SPASH JO Punes se Femijeve Aktivitete Kalendari Revista Foto Galeri Kontakte

 

TAKSA E SHESHTË TË MOS PREKË PAGAT E MËSUESVE 

Diskutimi për taksën e sheshtë, që Qeveria ka parashikuar të zbatojë nga 1 korriku 2007, ka përfshirë edhe masën e mësuesve dhe sindikatat e arsimit si përfaqesuese të interesave të tyre.

Po c’perfaqëson taksa e sheshtë dhe c’pasoja sjell ajo në pagën e mësuesve? 

Sipas variantit që ka përgatitur Ministria e Financave dhe që tashmë është shpallur edhe si objektivi i Qeverisë, paga e cdo punonjësi, përfshirë sektorët jobuxhetorë dhe buxhetorë, pra edhe punonjësit e arsimit parauniversitar , duke filluar nga 1 korriku i këtij viti do të tatohet me 10 përqind.

Kjo masë tatimi mbi pagat e ulta dhe relativisht te ulta, sic është sektori i arsimit parauniversitar, cënon në mënyrë shumë të ndjeshme pagën neto që marrin sot mësuesit. Për ta bërë më të qartë, po krahasojmë tatimin që paguan sot një mësues, mbi bazën e kuadrit ligjor ekzistues, me tatimin që ai do të paguaj pas 1 korrikut, kur do të zbatohet taksa e sheshtë prej 10 përqind. Bazë për krahasim janë marrë paga më e ulët, paga mesatare dhe paga më e lartë bruto që marrin sot mësuesit e këtij sistemi:

Paga më e ulët bruto në arsimin parauniversitar për mësuesin fillestar në shkollën 9 vjecare është  25.160 lek. Duke zbatuar tarifat që janë sot në fuqi, sipas të cilave pagat deri 14.000 leke tatohen 1 përqind, dmth 140 leke dhe difrenca nga 14 000 deri në 25160 = 11.160 me 5 përqind, që është baraz me 558 leke, msuesi që përfshihet në këtë grup paguan  698 leke. Mbas 1 korrikut, mësuesit me pagën më të ulët do të paguajnë 2 516 leke ose 1.818 leke më shumë se sa tatimi mbi pagën që paguan sot. Zbatimi i kësaj mase tatimore ul pagën neto të mësuesve me paga më të ulta në masën  8.4 përqind.

Paga mesatare në arsimin 9 vjecar dhe të mesëm sot është 30.171 leke. Mësuesit që përfshihen sot në këtë kategori paguajnë një tatim mbi pagën në masën  950 leke, ndërsa pas 1 korrikut do të paguajnë 3.017 leke ose 2.067 leke më shumë se sa tatohen sot.

Së fundi, mësuesit me pagë bruto maksimale që sot është 35.185 leke me legjislacionin në fuqi paguajnë një tatim prej  1.204 leke, ndërsa mbas 1 korrikut do të paguajë si tatim mbi pagen 3.518 leke ose 2.314 leke më shumë, në krahasim me tatimin që paguajnë sot.

Kjo masë e rritur e tatimit mbi pagë, ul pagën neto të mësuesve me pagë mesatare dhe maksimale rreth 7.6 përqind.

Në këto kushte, sindikatat e arsimit, FSASH dhe SPASH i kanë kërkuar Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës dhe Ministrisë së Financave që aplikimi i taksës së sheshtë prej 10 përqind mbi pagën të mos prek nivelin e sotëm të pagës neto që merr cdo mësues.

Negocimet kanë filluar, si me Ministrinë e Arsimit edhe me Ministrinë e Financave.

FSASH dhe SPASH janë në pritje të përfundimit të studimit që po bëhet për këtë cështje, duke qenë të vendosura që të mbrojnë pagën që marrin mësuesit sot dhe duke këmbëngulur që cdo rritje e masës së tatimit mbi pagën bruto të kompensohet me shtimin përkatës të pagës neto.

 

DEKLARATE PER SHTYPIN

Federata e Sindikatave te Arsimit dhe Shkences, FSASH, dhe Sindikata e Pavarur e Arsimit Shqiptar, SPASH, organizojne kete Konference shtypi per te bere publik qendrimin e tyre mbi aplikimin e takses se sheshte ne sektorin e arsimit dhe pasojat e kesaj takse mbi pagen e mesuesve te sistemit parauniversitar.
Te dy sindikatat e arsimit, gjate ketyre muajve te fundit kane ndjekur me vemendje dhe shqetsim synimin e Qeverise per vendosjen e takses se sheshte ne sektorin privat dhe publik dhe pasojat qe do te kete vendosja e kesaj takse mbi pagen e sindikalisteve qe ne mbrojme.
Shqetsimet tona i kemi parashtruar ne Ministrine e Arsimit dhe Shkences dhe vecanrisht ne takimet qe kemi zhvilluar e kontaktet qe kemi marre me drejtues kryesor te Ministrise se Financave.
Por, pa perfunduar ky proces negocimi, qe na eshte premtuar, taksa e sheshte tashme eshte bere nga Qeveria nje realitet.
Vendosja e kesaj takse rendon drejtperdrejt dhe ne menyre shume te ndjeshme mbi pagat e rreth 36.000 te punesuarve ne sektorin e arsimit parauniversitar.
Per ta bere me te qarte kete ndikim, mjafton te theksojme se aktualisht paga me e ulet ne arsimin parauniversitar per mesuesin qe fillon punen per here te pare ne shkollen 9 vjecare eshte 25.150 leke, ndersa per mesuesin qe fillon punen ne shkollen e mesme eshte 28.150. Kjo kategori mesuesish, pra mesuesit qe fillojne punen per here te pare dhe qe kane nje vjetersi ne pune deri ne 15 vjet ne arsimin 9 vjecar dhe deri ne 7 vjet ne arsimin e mesem, ndonese sipas premtimit te Qeverise 10.000 leket e para te pages nuk do te tatohen, ata prap se prap do te paguajne nje tatim nga 900 deri ne 1000 leke ne muaj me shume se tatimi qe pagujane sot. Kete mase te uljes se pages e pesojne rreth 10.000 mesues.
Por, me vendosjen e takses se sheshte, shume me e ndjeshme eshte ulja e pages mujore neto per rreth 25.000 mesues te tjere qe kane nje vjetersi ne pune mbi 15 vjet ne arsimin
9 vjecar dhe mbi 8 vjet ne arsimin e mesem. Te gjitha keto kategori mesuesish sot marrin nje page mujore bruto mbi 30.000 leke dhe per pasoje, nuk perfitojne nga mos tatimi per 10.000 lekshin e pare, sic behet per ata punonjes, paga mujore bruto e te cileve eshte nen 30.000 leke.
Per pasoje, mesuesi ne shkollen e mesme me vjetersi ne pune mbi 7 vjet, nga 943 leke tatim mbi pagen qe paguan sot, mbas vendosjes se takses se sheshte, do te paguaj 3007 leke, ose 2.064 leke me shume se tatimi qe paguan sot, ndersa mesuesi me vjetersine maksimale ne shkollen e mesme do te paguaje 2.120 leke me shume.
Shume e ndjeshme eshte rritja e tatimit mbi page edhe per mesuesit e shkollave 9 vjecare
qe kane mbi 15 vjet pune. Keta mesues, do te paguajne me shume tatim mbi pagen ne krahasim me ate qe paguajne sot: mesuesi qe ka 15 vjet vjetersi 2.069 leke dhe mesuesi me vjetersine maksimale 2.167 leke.
Ne keto kushte FSASH dhe SPASH, si partneret zyrtare te MASH e Qeverise dhe si anetare te Keshillit Kombetar te Punes, duke qene te vendosura qe te mbrojne pagen aktuale te mesuesve qe perfaqesojne, kerkojne nga Ministria e Arsimit dhe Shkences dhe Qeveria fillimin e menjehershem te bisedimeve per gjetjen e rrugeve dhe mundesive per te kompensuar uljen qe peson paga aktuale neto e mesuesve nga aplikimi i takses se sheshte.
Sindikatat e Arsimit nuk do te pranojne asnje ulje te pages aktuale neto te mesuesve
per shkak te aplikimit te takses se sheshte.
Qendrimi i Sindikatave eshte se ky kompensim duhet te behet para ose krahas rritjes se pagave qe do te behet me 1 korrik. 
 
            FEDERATA E SINDIKATAVE TE ARSIMIT DHE SHKENCES,
            Kryetari, Xhafer Dobrushi.
 
            SINDIKATA E PAVARUR E ARSIMIT SHQIPTAR,
            Kryetari Bajram Kruja