Home About FSASH-SPASH Stop Child Labour Activities Schedule Photo GalleryMagasine Contacts

 

 

Mesues, nxenes e prinder diskutojne si te mbajne te gjithe nxenesit ne shkolle

Nga aktivitetet ne zbatim te Projektit me sindikaten holandeze, AOb,
ne shkollat “Asdreni” dhe “Naim frasheri” ne Korce

 

Dy takime te rendesishme u organizuan me prinderit, ditet e fundit te nentorit 2010, ne kuadrin e zbatimit te Projektit me sindikaten holandeze te arsimit, AOb, ne shkollat “Asdreni” dhe “Naim Frasheri” ne Korce.
Prinder te femijeve qe kane braktisur shkollen ose qe jane ne rrezik per ta braktisur ate, prinder te femijeve qe jane khyer ne shkolle si rezultat i punes tremujore per zbatimin e projektit, si edhe prinder, anetare te grupeve te punes, moren pjese ne keto takime.


Mesues dhe nxenes, anetare te grupeve te monitorimit, si edhe Kryetari i FSASH-it, Xhafer Dobrushi, shefi i Departamentit te Mardhenieve me Publikun ne SPASH, Nevruz Kaptelli, perfaqesuesi i Drejtorise Arsimore rajonale te Korces, Kostika Kapidani, moren gjithashtu pjese ne te dy takimet.

Ne shkollen “Asdreni”, Kryetarja e grupit te monitorimit, Martha Xharo, informoi pjesemarresit mbi punen e bere, rezultatet e arritura dhe problemet me te cilat ata po ndeshen gjate kesaj periudhe gati tre mujore te zbatimit te projektit.


Ajo theksoi se 5 grupet e monitorimit, te perbere nga 20 mesues, nxenes e prinder, kane mopbilizuar pothuajse te gjithe mesuesit e shkolles si edhe shume nxenes e prinder, duke punuar me më shume se 200 nxenes qe kane braktisur shkollen ose jane ne rrezik per ta braktisur ate. Si rezultat, nga 28 nxenes qe kishin braktisur shkollen, 5 jane rikthyer, 3 te tjere kane bere progres, duke premtuar mundesi rikthimi, nderkohe qe vazhdon puna me 20 te tjeret.

Persa u perket nxenesve qe jane ne rrezik per ta braktisur shkollen, nga 180 qe ishin ne fillim te vitit shkollor, 32 prej tyre jane integruar plotesisht ne shkolle, duke e ndjekur ate rregullisht dhe duke patur permiresime ne pervetesimin e programit mesimor, 14 kane bere progres te dukeshem dhe puna vazhdon me 134 te tjeret qe akoma vazhdojne te mungojne ne shkolle me ore ne dite ose me dite ne jave.
Ajo evidentoi punen rezultative te mesuesve Vangjel Lena, Bruna Skrapi, Suela Duka dhe, me pas, u perqendrua tek roli i prinderve per te mos penguar femijet e tyre te vazhdojne rregulolisht shkollen. Ajo permedni punen efektive te prinderve Florenca Lubonja, Fuat Orhani dhe Valbona Xhafka, anetare te grupeve te monitorimit te cilet kane punuar direkt me shume prinder qe kane pasur probleme me dergimin e femijeve te tyre ne shkolle.

Ne vijim, Drejtori i shkolles, Ylli Kreka, pasi vleresoi ndihmen e sindikates holandeze te arsimit, AOb, dhe angazhimin e sindikatave shqiptare te arsimit, FSASH e SPASH, foli per mobilizimin e mesuesve e nxenesve te kesaj shkolle, jo vetem ne klasa e ne shkolle, por edhe ne familje e ne komunitet, gje qe eshte shqoeruar me nje progres te dukshem ne terheqjen e nxenesve nga puna ne shkolle dhe ne integrimin ne shkolle te atyre nxenesve qe jane ne rrezik per ta braktisur ate. Ai permendi rastin e mesueses Aferdita Lumani, e cila ka punuar shume me nxenesin Kristi Stojani, duke bere te mundur kthimin e tij ne shkolle dhe ndihmen, ne bashkepunim edhe me mesueit e tjere te klases per permiresimin e rezulatteve te tij ne pervetesimin e programit mesimor.Ne te njejten kohe, ai kerkoi nga prinderit pjesemarres ne takim, te bejne c’eshte e mundur qe t’i sjelin femijet e vete ne shkolle dhe te ndokijne pozitivisht edhe tek disa prinder te tjere, te cilet per shkak te gjendjes ekonomike, duke mos menduar per te ardhmen e femijeve i angazhojne ata me pune, duke i hequr nga shkolla ose duke mos e ndjekur ate rregullisht.


Prinderit Samina Çoçi, Marjana dhe Gezim Hyseni, Orleta Koroleci etj, shprehen mirenjohjen per punen qe kane mesuesit me femijet e tyre, por ne te njejten kohe ata shpjeguan gjendjen e veshtire ekonomike te familjeve te tyre qe ne nje fare menyre I detyron ata te kerkojne ndihmen e femijeve per mbijetesen e familjes.
Mesueja Irena Ireto, me shume sinqeritet iu lut prinderve te mos i ngarkojne femijet me problemet dhe hallet e tyre e te familjeve perkatese, sepse kjo ka nje ndikim te dukshem ne formiminin e tyre feminore.


Diskutimet e debatet e shumta e bene kete takim me te vertete efektiv dhe te vlefshem, gje qe sherbeu edhe per te nxjerre disa konkluzione e per te percaktuar disa detyra konkrete per vazhdimin e kesaj pune gjate ketij viti shkollor e me tej.
Kryetari i FSASH-t, Xhafer Dobrushi, dhe Shefi i Departamentit te Mardhenieve me Publikun ne SPASH, Nevruz Kaptelli, premtuan vazhdimin e angazhimit te te dy sindikatave per te bere te mundur mbeshtetjen per realizimin e objektivave te ketij Projekti per vitin shkollor 2010-2011 e me tej.

Pothuajse te njejtat procedura u ndoqen edhe ne shkollen “Naim Frasheri”. Me pjesemarrjen pothuajse te te njejteve aktore te angazhuar ne punen per mbajtjen e nxenesve ne shkolle, Kryetarja e grupeve te monitorimit te kesaj shkolle, Mailinda Tona, informoi pjesemarresit mbi punen e bere, rezultatet e arritura dhe detyrat per te ardhmen. Ajo theksoi se te punosh mesues ne shkollen “Naim frasheri” nuk eshte e lehte. Pothuajse qe te gjithe 350 nxenesit e kesaj shkolle jane nga komuniteti Rome, me familje pergjithesisht te varfera e me nivel te ulte arsimor.

Ne situaten kur 61 nxenes ne kete shkolle kane braktisur shkollen dhe 240 te tjere jane ne rrezik per ta braktisur ate, fare pak nxenes mbeten ata qe vijojne rregullisht shkollen dhe nuk kane probleme ne pervetesimin e programeve mesimore. Ne keto kushte, ne Takim u theksua se mesuesit, nxenesit dhe prinderit qe kane femijet ne kete shkolle po punojne shume per te permiresuar situaten.
Projekti i sindikates holandeze te arsimit, AOb, eshte konsideruar nga pjesemarresit nje mbeshtetje e drejtperdrejte e kesaj pune dhe pothuajse te gjithe pjesemarresit kerkuan nga sindikatat shqiptare te arsimit, FSASH e SPASH, te vazhdojne te mbeshtesin punen e tyre, sidomos nepermjet ndermjetesimit me Ministrine e Arsimit dhe Shkences, organeve te pushtetit lokale dhe institucioneve te tjera, per te mundesuar ndihma financiare per familjet e kesaj zone, me qellim qe te mbeshteten perpjekjet e gjithe aktoreve te perfshire ne punen per mbajtjen ne shkolle te te gjithe nxenesve te kesaj shkolle.


Duke punuar ne kuadrin e zbatimit te objektivave te ketij Projekti, ata kane kthyer ne sjhkolle 7 nxenes qe kishin braktisur shkollen dhe punonin, nderkohe qe 6 te tjere kane bere progres dhe premtojne te kthehen se shpejti ne shkolle. Po keshtu me shume se 65 nxenes nga 240 qe ishin ne rrezik per te braktisur shkollen, jane integruar plotesisht ne procesin mesimor, duke e vazhduar shkollen rregullisht dhe duke bere perparim te dukshem ne pervetesimin e programit mesimor.
Roli i prinderve per shkollimin e femijeve te tyre ishte ne qender te diskutimeve edhe ne kete Takim. Zv/Drejtoresha e shkolles, Mevlude Isallari, si edhe mesusit Florenca Kardhiqi, Niko Dreni, Valentina Nikolli, Florrie Senija, Andrea Tollkuçi etc, folen rreth eksperiences se tyre me prinderit e nxenesve qe kane braktisur shkollen ose jane ne rrezik per ta braktisur ate, duke paraqitur rastet pozitive, por edhe ato negative. Ata permenden, gjithashtu, raste konkrete te nxenesve, prinderit e te cileve merrnin pjese ne kete Takim.


Alketa Dauti, nena e pese femijeve ne moshe shkolle, 4 prej te cileve i ka ne kete shkolle, foli mbi veshtiresite me te cilat perballet familja e saj, duke u treguar pjesemarresve se ajo nuk eshte ne gjendje qe te sjelle ne shkolle edhe femijen e peste, sepse, se bashku  me te, ajo eshte e detyruar te siguroje te ardhurat per mbijetesen e familjes. Ne jemi te kenaqur, theksoi ajo, se ne e sigurojme mbijetesen e familjes sone nepermjet punes sone dhe jo duke lypur ne rruge.


Majlinda Seiti, nena e dy femijeve ne moshe shkolle, u tregoi pjesemarresve se ata benin te gjitha perpjekjet per te mbajtur ne shkollen me te riun, Erisold Seiti, i cili vazhdon klasen e katert, por ata e kishin te pamundur te sillnin ne shkollen femijen me te madh, i cili  e ka nderprere shkollen per te ndihmuar familjen per te siguruar te ardhurat me te domosdoshme. Pothuajse te njejten situate pershkruan edhe prinderit Mirela Zhymi, Gjegji Rrapushi Diana Myrtollari, etj.


Pjesemarres ne Takim, Kryetari i FSASH-it, Xhafer Dobrushi, dhe Shefi i Departamentit te Mardhenieve me Publikun ne SPASH, Nevruz Kaptelli, premtuan te shikojne te gjitha mundesite per te ndihmuar shkollen “Naim Frasheri” , nepermjet Ministrise se Arsimit dhe Shkences dhe ndonje fondacioni tjeter qe vepron ne Tirane.


Kordinatori i Projektit, Stavri Liko, foli ne te dy takimet mbi aktivitetet qe jane planifikuar te zhvillohen muajet ne vazhdim, ne kuadrin e zbatimit te ketij Projekti, duke permendur aktivitetet artistike, kulturore e sportive, si edhe seminarin qe eshte planifikuar te zhvillohet ne muajet e pare te vitit te ardhshem, ku do te kete nje kombinim te shpjegimeve teorike mbi standardet nderkomebatre dhe legjislacionin  shqipetar per mbrojtejn e femijeve dhe eliminimin e punes se femijeve me diskutimet konkrete mbi progresin e bere dhe detyrat qe dalin per te bere te mundur realizimin e objektivave te ketij Projekti te rendesishme per te dyja keto shkolla.