Home Mbi FSASH-SPASH JO Punes se Femijeve Aktivitete Kalendari Revista Foto Galeri Kontakte

 

Projekt i suksesshem, ne bashkepunim me AOb,

ne shkollat “Asdreni” dhe “Naim Frasheri” ne Korce

 

Me mbeshtetjen e sindikates holandeze te arsimit, AOb, dy sindikatat tona te arsimit, FSASH dhe SPASH, ne bashkepunim me seksionet sindikale te rrethit te Korces dhe keshillat sindikale te dy shkollave “Asdreni” dhe “Naim Frasheri”, po zbatojne me sukses projektin “Mobilizimi i mesuesve dhe organizimi i aktiviteteve konkrete per parandalimin dhe eliminimin e largimeve nga shkolla dhe te punes se femijeve ne rrethin e Korces”. Zbatimi i ketij projekti eshte ndjekur me vemendje te vecante nga Kryesite e FSASH e SPASH, nga Seksionet e tyre perkatese ne Korce si edhe nga keshillat sindikale ne keto shkolla.

Qe ne fillim u moren te gjitha masat e nevojeshme organizative midis te cilave mund te permendim:

  1. U ngriten, organizuan dhe u ndihmuan per te funksionouar kater Grupe Monitorimi ne secilen prej shkollave, “Asdreni” dhe “Naim Frasheri”, secili i perbere nga 3 mesues, 1 nxenes dhe nje prind, te cilet kane funksionuar rregullisht gjate kesaj periudhe,
  2. U pergatit Plani i Punes i cili iu be i njohur dhe iu shpernda te gjithe anetareve te ketyre Grupeve,
  3. U percaktuan detyrat konkrete per mesuesit, nxenesit dhe aktoret e tjere te perfshire ne kete Projekt ne shkolle e jashte saj, ne komunitet.

Nje grup prej 12 mesuesish dhe 8 nxenesish e prinderish ne seciln prej ketyre dy shkollave kane mobilizuar me shume se 25 mesues e 30 nxenes e prinder ne secilen prej tyre, duke u marre konkretisht dhe individualisht me me shume se 90 nxenes qe kishin braktisur shkollen, ( 21 nga shkolla “Asdreni” dhe 68 nga shkolla “Naim Frasheri”), si edhe me rreth 420 nxenes ne rrezik per ta braktisur ate, ( 180 nxenes nga shkolla “Asdreni” dhe 240 nga shkolla “Naim Frasheri”).

Drejtuesit lokale te seksioneve te FSASH e SPASH dhe perfaqesues te Drejtorise Arsimore Rajonale te Korces jane perfshire aktivisht ne aktivitetet e organizuara ne zbatim te ketij Projekti ne te dy shkollat.Zbatimi i Projektit filloi me mbledhjet pergatitore te organizuara ne te dy shkollat,
me pjesemarrjen e mesuesve, nxenesve e prinderve, anetare te Grupeve te Monitorimit, perfaqesues te drejtorive te shkollave dhe qeverive te nxenesve e komiteteve te prinderve, perfaqesues te DAR, si edhe te drejtuesve kryesore te FSASH e SPASH, Xhafer Dobrushi e Bajram Kruja.

Shume i rendesishem ishte fakti qe puna kishte filluar qe para ketyre Takimeve. Drejtoret e shkollave dhe mesuesit e angazhuar kishin identifikuar nxenesit qe do te ishin subjekt i kesaj pune, si ata qe kishin braktisur shkollen, ashtu edhe ata qe ishin ne rrezik per ta braktisur ate, dhe kishin percaktuar disa masa per organizimin e kesaj pune.
Puna monitoruese eshte organizuar ne menyre te perditeshme, por nderkohe jane bere analiza te herepashereshme, nepermjet takimeve te rregullta  te anetarve te Grupeve te Monitorimit
Ne keto takime eshte diskutuar gjeresisht mbi situaten ne secilen prej shkollave, si edhe per objektivat dhe gjendjen e cdo nxenesi qe ka braktisur shkollen ose qe eshte ne rrezik per te braktisur ate, menyren e ndarjes se nxenesve, sipas grupeve dhe detyrat konkrete per secilin prej tyre, sipas vecorive qe kane te bejne me karakteristikat e vete nxenesve, qendrimin e prinderve e anetareve te tjere te familjes ndaj tyre, rolin e vete nxenesve e te organizmave te tjera etj.
Te dy kryetaret e FSASH e SPASH, Xhafer Dobrushi e Bajram Kruja, te dy drejtoret e shkollave, “Asdreni” dhe “Naim Frasheri”, Ylli Kreka dhe Ylli Shahinasi, si edhe perfaqesuesi i DAR Korce, Kostika Kapedani, kane marre pjese dhe kane dhene kontributin e tyre ne keto takime.

Takimet me prinderit e nxenesve subjekt i punes ne kuadrin e ketij Projekti kane qene me te vertete te perhereshme dhe efektive.
Ne keto takime kane marre pjese disa nga prinderit e nxenesve qe kishin braktisur shkollen ose qe ishin me shume problem nder ata qe ishin ne rrezik per ta braktisur ate, si edhe mesues, prinder e nxenes, anetare te Grupeve te Monitorimit.
Kryetaret e Grupeve te Monitorimit, Martha Xharo dhe Mailinda Tona, kane informuar pjesemarresit mbi punen e bere, rezultatet e arritura dhe problemet me te cilat ndeshen mesuesit e nxenesit per te realizuar objektivat e Projektit per mbajtjen e nxenesve ne shkolle dhe eliminimin e punes se femijeve.
Ato kane folur, gjithashtu, per rolin e vecante te prinderve te ketyre nxenesve, duke sjelle edhe pervojen pozitive te disave prej tyre te cilet i kane rikthyer femijet ne shkolle.

Ato kane vene ne dukje punen efektive te mesuesve Vangjel Lena, Bruna Skrapi, Suela Duka, ne shkollen “Asdreni”, si edhe te Zv/Drejtoreshes Mevlude Isallari, si edhe te mesueseve  Florenca Lubonja, Fuat Orhani, Valbona Xhafka, Niko Dreni, Valentina Nikolli, Florrie Senija, Andrea Tollkuçi etj, ne shkollen “Naim Frasheri”, si edhe te  dy drejtoret e shkollave Ylli Kreka, dhe Ylli Shahinasi, te cilet kane kontribuar, jo vetem per mobilizimin e mesuesve ne shkolle e jashte saj, por edhe per punen e vecante me prinderit dhe familjet e ketyre nxenesve ne komunitet.

Me shume rendesi ishin Seminari dhe aktivitetet kulturore - artistike e sportive qe u organizuan ne te dyja keto shkolla ne fund te prillit.
46 pjesemarres, te gjithe mesues, nxenes e prinder, anetare te grupeve te monitorimit nga te dy shkollat, si edhe drejtues sindikale nga disa shkolla te tjera te ketij rrethi, (Sheqeras, Pojan, “Naum Veqilharxhi”, dhe “Nuci Naci”),  moren pjese ne Seminarin.


Seminari u zhvillua me tre seanca, te cilat paten objekte te vecanta, pjesen teorike, mbi standardet nderkombetare dhe Konventat e ILO- mbi moshen minimale te punesimit dhe eliminimin e punes se femijeve, analiza konkrete e punes se bere, rezultateve te arritura dhe detyrat per et ardhmen, si edhe nje diskutim mbi elementet kryesore te nje Udhezuesi qe do te pergatitet mbi bazen e eksperienmces ne keto shkola e me gjere per anngazhimin dhe metodat efektive te perdorura nga sindikatat e arsimit per parandalimin dhe eliminimin e punes se femijeve.

Mesueset Irena Vreto, Mevlude Isallari, Ylli Kreka, Ylli Shahinasi, Juliana Dhimitri, Alma Shyle, folen per situaten aktuale dhe permenden eksperienca e shembuj konrete duke permendur emrat e atyre nxenesve qe jane rikthyer ne shkolle ose qe jane jasht rrezikut te braktisjes se shkolles, pas nje pune te vazhdueshme individuale nga ana e mesuevse me ta dhe me prinderit e tyre.


Nxenesit Ervin Sinani, Jehona Qemali, Elidiona Islami and parents Miranda Rusi, Tatjana Frasheri, folen mbi angazhimin dhe punen e tyre ne kuadrin e grupeve te monitorimit, duke dhene shembuj konkrete te ndikimit te tyre tek bashkemoshataret qe kishin shfqaur probleme ne vazhdimin e shkolles.
Organizimi i te gjitha ketyre aktiviteteve eshte pare i lidhur ngushte me realizimin e objektivave te Projektit per rikthimin ne shkolle te nxenesve qe e kane braktisur ate, si edhe per nxjerrjen nga rreziku i braktisjes te atyre nxenesve qe jane ne rrezik per ta braktisur shkollen.


Ne Shkollen “Asdreni”, nga 28 nxenes qe kishin braktisur shkollen, 11 prej tyre jane rikthyer ne shkolle, 4 te tjere kane bere progres te dukshem, duke dhene shume shpresa per rikthim, nderkohe qe puna vazhdon me secilin prej 13 nxenesve qe akoma nuk jane kthyer ne shkolle.
Perparim eshte bere edhe per sa u perket nxenesve qe jane ne rrezik per te braktisur shkollen. Nga 180 gjithesejt, 92 jane integruar plotesisht ne shkolle, dhe nje numer i konsiderueshme te tjere kane bere progres te dukshem, nderkohe qe puna vazhdon me gjithe te tjeret.

Ne Shkollen “Naim Frasheri”, nga 61 nxenes qe kishin braktisur shkollen, jane rikthyer ne shkolle 20 nxenes dhe 8 te tjere kane bere progres te dukshem, duke shpresuar ne rikthimin e tyre.
Persa u perket nxenesve qe jane ne rrezik per te braktisur shkollen, nga 240 te tille, 126  nxenes konsiderohen tani jasht rrezikut, mbasi jane integruar teresisht ne shkolle, duke mos bere mungesa dhe duke pervetesuar rregullisht programet mesimore, nderkohe qe progres kane bere edhe nje numer i konsiderueshme nxenesish te tjere.
Keto rezultate konsiderohen si nje baze e mire per vazhdimin e kesaj pune ne te ardhmen, duke perdorur me efektivitet edhe pervojen e fituar, vecanerisht nga anetaret e Grupeve te Monitorimit dhe mesuesit e nxenesit e tjere te angazhuar ne zbatimin e ketij Projekti.

Aktivitete te shuma kulturore, arstistike e sportive u organizuan gjate dy diteve ne keto dy shkolla, me pjesemarrjen masive te nxenesve qe kishin braktisur shkollen ose ishin ne rrezik per ta braktisur ate.


Me shume se 95 nxenes moren pjese ne me shume se 10 disiplina te ndryshme artistike e sportive, si kenge, recitime, vallezime, futboll, volejboll etj, te ndihmuar nga me shume se 12 mesues per cdo shkolle.


Drejtorite e shkollave, mesuesit dhe vete nxenesit kane vlresuar sindikaten e arsimit te Holandes, AOb, per kete mbeshtetje dhe premtojne se do te vazhdojne punen e nisur edhe gjate diteve te pushimeve dhe sidomos me fillimin e vitit te ri shkollor.