Home Mbi FSASH-SPASH JO Punes se Femijeve Aktivitete Kalendari Revista Foto Galeri Kontakte

 

AKTIVITETE TE SHUMA ME RASTIN E 5 TETORIT,
DITES BOTERORE TE MESUESIT
« Te ndertojme te ardhmen, Te investojme per mesuesit TANI »

Aktivitete te shumta u organizuan kete vit ne vendin tone, nga ana e dy sindikatave tona te arsimit, FSASH dhe SPASH, me rastin e 5 Tetorit, Dites Boterore te Mesuesit.

Sipas programeve te te dy sindikatave, seksionet sindikale te shume rretheve, e vecanerisht te Tiranes, Durresit, Matit, Elbasanit, Korces, Vlores, Shkodres, Fierit etj, organizuan takime ose aktivitete te tjera ne baze seksioni ose ne shkolla, me pjesemarrjen e drejtuesve te sindikatave dhe mesuesve, ku u fole mbi rolin e mesuesve e te sindikatave te arsimit dhe u kerkua me shume vemendje nga organet qeveritare ne nivel qendror e  lokal, vecanerisht ne drejtim te kualifikimit dhe zhvillimit profesional te mesuesve dhe ngritjes cilesore te mesimdhenies ne shkolla.

Nje Takim Kombetar u organizua, ne kete kuader, ne Qendren e Sindikatave te Arsimit ne Tirane, ku moren pjese me shume se 40 drejtues sindikale te FSASH e SPASH, si edhe mesues, perfaqesues nga shkollat e Tiranes.

Ne Takim mori pjese edhe Zv/Ministri i Arsimit dhe Shkences, Z. Halit Shamata, i cili i pershendeti pjesemarresit, ne emer te Qeverise dhe te Ministrise se Arsimit dhe Shkences,
Ai vleresoi rolin e FSASH e SPASH per aktivitetet e organizuara ne kuadrin e Dites Boterore te Mesuesit dhe evidentoi faktin qe Qeveria shqipatre e ka shpallur arsimin nje nga prioritetet kryesore te saj, duke planifikuar rritjen e nivelit te investimeve, sidomos ne arsimin baze, ate parauniversitar, si edhe per pajisjen e shkollave me kompjutera dhe mjete mesimore e laboratorike, per kualifikimin e mesuesve dhe per zhvillimin e arsimit pasuniversitar.

Ne emer te dy sindikatave te arsimit, Kryetari i FSASH, Z. Xhafer Dobrushi,  foli mbi rendesine e kesaj ngjarjeje mbareboterore dhe permendi angazhimin e FSASH e SPASH per mbrojtjen e interesave social ekonomike te mesuesve, si edhe per modernizimin dhe demokratizimin e sistemit arsimor ne vendin tone, per rritjen e rolit te mesuesve  ne drejtim te realizimit te objektivave per nje arsim cilesor per te gjithe, duke kerkuar me shume vemendje e vleresim nga Qeveria shqiptare per mesuesit.

Ai foli, gjithashtu, mbi mesazhet e Federeates Nderkombetare te Arsimit, EI, me rastin e 5 Tetorit dhe lexoi Deklaraten e perbashket te pese institucioneve te rendesishme nderkombetare, ILO, UNESCO, PNUD, UNICEF, EI, mbi rolin e mesuesit.

Zv/Presidenti i SPASH-it, Z. Defrim Spahiu, si edhe perfaqesues nga te seksionet sindikale te te dy sindikatave folen ne emer te anetareve te tyre, duke permendur edhe disa nga aktivitetet e organizuara me kete rast ne shkollat perkatese.

Nje Material i posacem, pergatitur nga FSASH e SPASH, me kete kuader, perfshire edhe mesazhet e EI dhe Deklaraten e perbashket te pese institucioneve te rendesishme nderkombetare, si edhe postera e materiale te tjera, iu shperndane disa shkollave dhe pjesemarresve ne keto aktivitete, per t’i perdorur si materiale baze ne aktivitetet e organizuara ne shkolla.

Perfaqesuesit e medias, pjesemarres ne shumicen e ketyre aktiviteteve, pergatiten dhe transmetuan lajme mbi ngjarjen, duke bere propagande mbi rolin e mesuesve ne sistemin arsimor, si edhe mbi angazhimin e sindikatave te arsimit, duke nenvizuar kerkesen e tyre per me shume investime nga ana e Qeverise ne drejtim te mesuesve dhe te arsimit ne teresi, per nje arsim cilesor per te gjithe ne vendin tone.

 

 

5 Tetori, Dita Boterore e Mesueseve
“Te ndertojme te ardhmen: Te investojme per mesuesit TANI”

Kete vit 5 Tetori, Dita Boterore e Mesuesit, feston 15 vjetorin e saj. Organizata e Kombeve te Bashkuara per Arsimin dhe Shkencen, UNESCO, e ka percaktuar, ne vitin 1994,  5 Tetorin si Diten Boterore te Mesuesve, per te perkujtuar nenshkrimin e Rekomandimit, ne lidhje me Statusin e Mesuesve, miratuar me 5 Tetor 1966.
Dita Boterore e Mesuesit evidenton, gjithashtu, Rekomandimin ne lidhje Statusin e Personelit te Arsimit te Larte, te miratuar ne vitin 1997.
Synimi i shpalljes se 5 tetorit si Dita Boterore e Mesuesve ne te gjithe Globin, eshte venia ne dukje e rolit te jashtezakonshem te mbi 55 milion mesuesve ne te gjithe boten per arsimimin dhe edukimin e gjithanshem te femijeve e studenteve qe jane e ardhmja e çdo vendi.
Dita Boterore e Mesueseve nuk eshte thjesht 24 ore njohjeje dhe respekti per njerezit qe mesojne femijet tane ne te gjitha nivelet, kombetar e nderkombetar. Ajo eshte nje kohe ne te cilen secili prej nesh te kujtoje mesuesit qe kane dhene nje kontribut te pallogaritshem ne ndryshimin e jetes kudo ne bote, te kujtoje te gjithe ata qe na kane dhene neve nje mekanizem qe na ka ndihmuar te gjitheve te ndryshojme jeten tone.
Eshte per kete arsye qe Federata Nderkombetare e Arsimit, EI, ka disa vjete qe ka ndermarre nje fushate te gjere per vleresimin dhe propagandimin e kesaj Dite. Si rrjedhoje, mbi 100 vende ne bote e vleresojne dhe perkujtojne Diten Boterore te Mesuesit.
Me 5 tetor organizatat e mesuesve kudo ne bote mobilizohen per te sigururar qe nevojat e gjenerates se ardhshme te merren ne konsiderate ne kete bote komplekse, shumekulturore dhe me teknologji ne rritje.
Cdo vit EI ka ndermarre fushata per ndergjegjesimin publik per te evidentuar kontributin e profesionit te mesuesit.
“Te ndertojme te ardhmen: Te investojme per mesuesit TANI”
kjo eshte parrulla  e kesaj Dite per vitin 2009. Kjo ilustron me se miri se mesuesit jane shtylla e arsimit; ata ndikojne qe tek nxenesit te zhvillohen shkathtesite me te domosdoshme, qe ata te perfitojne vlerat me te mira njerezore; qe ata te hapin perspektiva, mundesi dhe shpresa te reja per secilin
Dita Boterore e Mesuesve evidenton rolin kyc te mesuesve ne nxitjen, dite pas dite, ne klasat dhe ne komunitet, te vlerave te dialogut, tolerances, respektit dhe solidaritetit, qe, sic dihet, jane vlerat baze te shoqerive demokratike.
Perkrahja e te mesuarit nepermjet dialogut me studentet nuk duhet thjeshte te improvizohet. Kjo kerkon kompetence dhe shkathtesi. Prandaj cilesia e trajnimit per personelin e arsimit eshte nje komponent kritik per te realizuar nje dialog mesimor.

Nga Deklarata e Perbashket e EI, ILO, UNESCO, PNUD dhe UNICEF  

Arsimi eshte nje e drejte njerezore dhe vendimtare per nje zhvillim te qendrueshme. Per kete eshte domosdoshmeri qe te rritet aksesi ne shkolla, si dhe te realizohet mesimdhenie cilesore ne te gjitha nivelet e shkolles, ku, padyshim, mesuesit luajne nje rol vendimtar.
Eshte e njohur tashme nga te gjithe se cilesia ne arsim varet, para se gjithash e mbi te gjitha, nga niveli cilesor i mesuesve, prandaj, sidomos tani, ne kushtet e kerkesave emergjente te shoqerive per integrim, informacion e teknologji te reja, kerkesa te reja vihen perpara mesuesve ne te gjithe boten.
Shekulli i 21-te kerkon metoda te reja mesimdhenieje, mentalitet rinovues, njohuri te vecanta per ceshtjet e ambientit, per problemet e shendetit, te qytetarise dhe vlerave etike.
Prandaj u behet thirrje qeverive, komuniteteve, institucioneve kombetare e nderkombetare, qe te veprojne me vendosmeri per te realizuar arsimin cilesor per te gjithe.
Kerkesat ndaj mesuesve ndoshta, ne menyren me te permbledhur, jane percaktuar nga rekomandimi nderkombetar ne lidhje me Statusin e mesuesit, i vitit 1966 ku thuhet: “Mesimdhenia duhet te vleresohet si nje profesion, ajo eshte nje forme e sherbimit publik qe kerkon mesues me njohuri dhe aftesi te specializuara, te fituara dhe te ruajtura nepermjet studimit rigoroz; ajo kerkon, gjithashtu, nje ndjenje personale dhe  pergjegjesi te misheruar per arsimin dhe mireqenien e nxenesve qe ata kane marre persiper te arsimojne”.
Me rastin e 5 tetorit, ne u themi faleminderit te gjithe mesuesve, te cileve shoqeria u ka dhene punen me pergjegjesi me te madhe ne bote. Faleminderit per besimin pozitiv qe ju keni tek nxenesit tuaj, te cilet sjellin problemet e tyre, por, gjithashtu, edhe shpresat e tyre ne klasat e mesimit. Faleminderit per shkathtesite dhe kembenguljen tuaj, per perdorimin e zotesise suaj per ta bere klasen nje vend te sigurt dhe te mirepritur per vajzat dhe djemte, per respektimin e te drejtave te tyre, per inkurajimin e talenteve te tyre dhe per krijimin e dinjitetit te tyre.
Ne pershendesim kurajon tuaj, angazhimin dhe vendosmerine tuaj. Jini te sigurte se nuk ka zevendesues per profesionin tuaj, qe meriton respektin dhe mbeshtetjen e gjithkujt.
Ne kete Dite te shenuar ne bejme thirrje per t’u bashkuar me energji te reja dhe bindje te thelle per te investuar per mesuesit TANI.

Nga Mesazhi i EI

EI thekson se, perballe krizes globale, eshte shume e rendesishme qe qeverite te investojne ne menyre te dukeshme ne arsimin publik, duke e bere ate gurin e kilometrazhit per rigjallerimin e ekonomise.
Mendimi me perparimtar i koheve moderne eshte “Arsimim per te Gjithe”. Dhe ata qe kane pergjegjesine e dyereve te hapura per te gjithe jane mesuesit.
Mesimdhenia eshte nje profesion qe nuk i sherben vetem nje pakice te privilegjuar, por cdo komuniteti, te pasur e te varfer, ne qytete, ne rrethina e ne fshatra, duke ndare shpresat dhe frikat ne cdo segment te shoqerise; te pasurit, punetoret qe luftojne per jeten dhe ata qe jane shume te varfer.
Hapi i pare drejt nje bote me te mire eshte te siguroje Arsimim per te Gjithe ne te gjitha kombet. Pa diskriminim per shkak te rraces, ose te origjines kombetare, ose te besimit fetar, ose te gjinise, shendetit, shkalles se varferise, te gjithe duhet te kene mundesine te realizojne enderrat e tyre ose te japin kontributin e tyre ne komunitetin ku jetojne. Gjithkush ka te drejten e arsimimit, shpalle Deklarat Universale e te Drejtave te Njeriut.
Shoqerite tona duhet te njohin rolin kyc te dyereve te hapura, pra, te mesuesve. Ata duhet te jene te kualifikuar dhe duhet t’u jepen mjetet qe te sigurojne Arsimim cilesor per te gjithe.
Ne duhet te konfirmojme qe hapja e dyereve per nje bote me te mire, do te thote te pergatiten te rinjte qe te jene qytetare, te jene pjesemarres aktive e pergjegjes ne shoqerite demokratike. Ne nuk duhet te lejojme te rinjte qe te terhiqen ne shtigjet e intolerances, urrejtjes dhe dhunes.
Dita Boterore e Mesuesit 2009 eshte nje tjeter rast per te riafirmuar besimin tone ne perspektiven e progresit drejt nje bote me te mire dhe vleresimin per kontributin e hapesve te dyereve, mesuesve.

Duke vleresuar rendesine e kesaj Dite, edhe Federata e Sindikatave te Arsimit dhe Shkences, FSASH, dhe Sindikata e pavarur e Arsimit Shqiptar, SPASH, kane insistuar qe 5 Tetori te konsiderohet e te vleresohet nga shkollat, institucionet perkatese arsimore dhe vete sindikatat. Eshte per kete arsye qe edhe ne Kontraten Kolektive te Punes ne fuqi, percaktohet se: “5 Tetori, Dita Boterore e Mesuesve do te jete ne te gjithe vendin dite veprimtarish kushtuar kesaj Feste”.
Me kete rast, FSASH dhe SPASH kane shperndare materiale te posacme per te ndergjegjesuar mesuesit dhe sindikatat ne shkolla per vleresimin e kesaj Dite, si nje rikonsiderim i rolit te mesuesve ne shoqerine tone.
Nderkohe, Seksionet sindikale ne disa rrethe organizojne aktivitete te posacme me pjesemarrjen e mesuesve e sindikalisteve, ku flitet per rolin e mesuesve, detyrat e sindikatave dhe nevojen per nje vleresim me te mire nga ana e organeve perkatese te rolit te mesuesit ne shkolle e ne shoqeri.
FSASH mban parasysh Rekomandimet e EI, ne zbatim te Rezolutes se vitit 2001 mbi Partneritetin per te Arritur Arsimimin per te Gjithe, te cilat jane:

- Sindikatat e mesuesve te marrin kontakte me Ministrine e Arsimit dhe Drejtorite Arsimore, te krijojne me to partneritet per te realizuar se bashku objektivat e “Arsimim per te Gjithe”,

- Ministria dhe Drejtorite Arsimore te vendosin mekanizmin e informacionit e te konsultimeve, si edhe negocimet qe synojne ne permiresimin e pagave e te kushteve te punes te mesuesve, si edhe materialet burimore per mesimdhenien, pajisjet e shkolles, kualifikimin e mesuesve e te personelit arsimor ne pergjithesi.

- Shkollat te bazohen ne pjesemarrjen demokratike dhe ne shoqerine civile, nepermjet nje partneriteti real per te perpunuar menyra te reja te bashkepunimit midis shkolles e prinderve, midis shkolles, sindikates dhe sektoreve te ndryshem te komunitetit.

Tirane, 5 Tetor 2009