Home Mbi FSASH-SPASH JO Punes se Femijeve Aktivitete Kalendari Revista Foto Galeri Kontakte

 

Nga aktivitetet ne zbatim te Projektit me FNV/AOb

 

Bashkëpunimi i frytshëm i seksioneve të SPASH dhe FSASH në Korçë
për shmangien e braktisjes së shkollës dhe eliminimin e punës së fëmijëve

Fryma e bashkëpunimit ndërmjet SPASH and FSASH, sidomos në kuadrin e zbatimit të projektit me sindikatat holandeze FNV/AOb, po reflektohet edhe tek seksionet e tyre në rrethin e Korcës. Sindikatat tona në bazë, kanë hyë tashmë në një fazë të re të rëndësishme, në veprimtarine e tyre, e cila ka nevojë të kuptohet drejt prej mësuesve sindikalistë dhe të mbështetet fuqishëm, sepse ajo po zgjeron sferën e ndikimit të saj, jo vetëm për mbrojtjen sindikale, por edhe për politikat arsimore të së ardhmes. Ky bashkëpunim po rrit kontaktet midis sindikalistëve, jo vetëm brenda një shkolle, por edhe midis shkollave në zona urbane e rurale, në shkallë rrethi e vendi. Bashkëpunimi i mirë i dy sindikatave për trajnimet e organizuara nga qendra ka sjellë në duart e sindikalistëve materiale me vlerë për punën me nxënësit në përgjithësi e sidomos me ata të quajtur “të vështirë”, si edhe për atë që duhet bërë në familjet dhe komunitetin, DAR e pushtetin vendor dhe qeverinë e nxënësve.
Një punë të mirë kanë bërë dy sindikatat tona për realizimin me sukses të objektivave të caktuara në kuadrin e projekteve që SPASH dhe FSASH janë duke zbatuar në bashkëpunim me sindikatat holandeze FNV e AOb, Organizatën Ndërkombëtare të Arsimit, EI, dhe partnerë të tjerë ndërkombëtarë.
Aktivitete të larmishme dhe punë konkrete po organizojnë seksionet tona, sidomos në katër shkollat e rrethit tonë: “Asdreni” e “Naim Frashëri” në qytet dhe Pojan e Sheqeras në zonat rurale, për mbrojtjen e fëmijëve, shmangien e braktisjes së shkollës dhe eliminimin e punës së fëmijëve. Tendenca e braktisjes së shkollës dhe shfrytëzimi i krahut të lirë të punës së fëmijëve nga prindër e biznese të pandershëm tashmë janë të pranishme dhe përbëjnë shqetësim real për seksionet tona sindikale, puna e të cilave rezulton të jetë frytdhënëse.
Ky angazhim në rrethin tonë ka shërbyer për ngritjen e grupeve mbi bazë shkolle dhe trajnimi që iu bë sindikalistëve të zgjedhur hapi prespektiva të qarta për atë që do të bëhej më tej. E rëndësishme ishte faza e evidentimit në terren te nxënësve që kishin braktisur shkollën, te atyre që punonin dhe kontigjentit që mund ta braktisin atë nga dita në ditë. Shpërndarja e pyetësorëve tek mësuesit dhe plotësimi i tyre, duke kontaktuar drejtpërdrejt me nxënësit, evidentoi të dhëna që na vendosnin para detyrash më delikate. Para çdo grupi mësuesish, të intervistuarit shpalosën vehten dhe problemet e vështira që shoqërojnë familjet e tyre. Numri i nxënësve të evidentuar që në hapat e parë të punës ishte 104, me të cilat do të punonin, jo vetëm mësuesit e trajnuar, por edhe të tjerë, duke e zgjeruar kështu pjesmarrjen me elemente të rinj të grupeve të ndryshme shoqërore; shkollë-familje-komunitet.
Punë konkrete u bë në shkollat Sheqeras dhe Pojan, ndaj me mirënjohje falenderojmë mësuesit sindikalistë e të palodhur: Liljana Hysolli, Drita Lino, Servet Mustafa, Edmond Gjolli, Fatos Kello. 35 nxënës kishin braktisur mësimin në këto shkolla dhe rreth 40 të tjerë ishin kontigjent për ta braktisur atë. Shumë të tjerë, në emër të ndihmës që duhej t’u jepnin familjeve, kryenin punë nga më të ndryshmet. Takimet më prindër, bisedat me ta dhe aktorë të tjerë të interesuar, do të mundësonin një klimë më të favorshme në punën e mësuesve drejtpërdrejt me nxënësit. Rezultatet ishin të mira. Në një kohë jo fort të gjatë, u tërhoqën në bankat e shkollës 15 nxënës dhe u shmang braktisja me 25 të tjerë.
Duket sikur puna jonë ka insistuar vetem në këto shkolla, duke lënë pas dore shkollat e qytetit, por kjo nuk qëndron, pasi rezultatet e punës edhe ne shkollat e tjera u panë shumë qartë në seminarin që u organizua ne Korcë, në prani edhe të ekspertëve holandezë Marten Kircz dhe Michael Kersten. Në seancën që u zhvillua në mjediset e shkollës “Asdreni” me të gjithë aktorët e interesuar dhe pjestarët e familjeve të nxënësve, si edhe shoqatës së romëve etj, u gershetuan diskutimet për punën e bërë, rezultatet e arritura dhe detyrat për të ardhmen me programin artistik të grupit të shkollës, që tregoi vlerësimin dhe përgjegjshmërinë e seksioneve tona ndaj realizimit me sukses të këtij aktiviteti. Vlen të përmendet puna e mirë e mesueseve sindikaliste si Martha Xharo, Zhani Mlloja, Zhani Suljoti. 22 ishte numri i nxënësve që kishin braktisur shkollën tek “Asdreni”. Me ta punuan 7 mësues, anëtarë të dy sindikatave, të cilët duhen vlerësuar për faktin se nuk e patën të lehtë të tërhiqnin ne shkolle 5 prej tyre, duke mos u tërhequr edhe nga puna me të tjerët.
Ja se si shprehet një nxënëse e braktisur nga prindër të divorcuar dhe që jeton me gjyshen e saj, e cila kishte bërë një krijim që i dilte nga zemra e me lot në sy recitoi:

Kam dalë në rrugë
dhe lyp thërrime
I kam dy prindër
por jam jetime
Të gjithë luajnë e qeshin
dhe mua më përqeshin
Kur unë shkoj të luaj me ta
më thërrasin veç fukara
Nëna më lindi dhe më la
në rrugë të vetme pa vëlla
I lutem zotit të më ndihmojë
ose të më cojë ku të dojë.


Shkolla “Naim Frashëri” është shkolla me shkallë braktisje dhe rrezik më të lartë se gjithë të tjerat. Arsyet janë të shumta, sepse edhe kontigjenti i nxënësve të saj i përket komunitetit egjiptian dhe rom. Në këtë shkollë problemet e punës së fëmijëve dhe braktisja janë shumë të mëdha, ndaj puna jonë mund të zgjidhë një pjesë të vogël të tyre. Këtu duhet të bashkëpunojmë me mire me pushtetin vendor e atë qendror, me politikat e tyre të punësimit apo karakterin social-ekonomik, ku vlen të përmendet për punë të mirë sindikalistja Zhani Papa.
Me shumë efektivitet ishin edhe aktivitetet që u zhvilluan në zonën minoritare Liqenas, në kuadin e një programi që SPASH dhe FSASH zabatuan me mbështetjen e EI/NOT, ku u përfshinë më shumë se 40 nxënës dhe 16 mësues të shkollave 9-vjeçare Liqenas e Goricë. Ky angazhim pati efekt pozitiv, sepse trokiti dhe u bë pjesë e familjeve me probleme ekonomike dhe u “kujtoi”prindërve se fëmijet duhen arsimuar dhe pse ana ekonomike nuk i favorizon.
Në këto aktivitete u angazhuan shumë mekanizma si Komuna, drejtorite e shkollave, DAR, mësues e prindër, qeverite e nxënësve, gjë që forcoi besimin për rezultate të mira me permirësimin e marrdhënieve midis nxënësve dhe mësuesve sindikalistë.
Ngritja e problemit nga stafi i mësuesve të dy sindikatave për tekstet, si edhe për aktivitetet me shkollat përtej kufirit dhe komunitetin shqiptar, bënë sensibilizimin e Ministrisë së Arsimit dhe DAR për zgjidhjen e tyre.
Periudha shtator-dhjetor 2008 për dy seksionet tona sindikale ishte periudhë e rifreskimit të të dhënave, pasi mbyllja e vitit arsimor 2008 ia la vendin vitit të ri shkollor. Po kështu para nesh dilte detyra e verifikimit të nxënësve që qëndruan larg bankave të shkollës, sa të tjerë vazhdojnë të shfrytëzohen në punë të vështira dhe sa të tjerë mund ta braktisin atë.
Tashmë kemi një traditë dhe një angazhim rezultativ, jo vetëm të mësuesve të dy sindikatave, por edhe të nxënësve e të komunitetit, gjë që na jep siguri për një punë rezultative edhe në të ardhmen.

Albina Pepo, SPASH
Hektor Fejzulla, FSASH

 

Pune konkrete ne bashkepunim per uljen e numrit te nxenesve qe braktisin shkollen dhe eliminimin e punes se femijeve

Nga seminari per eliminimin e punes se femijeve ne rrethin e Durresit

 

 

Per tre dite me radhe, ne rrethin e Durresit, dy sindikatat e arsimit, FSASH e SPASH, ne bashkepunim me DAR Durres, ne kuadrin e aktiviteteve te programit qe ato kane me sindikatat holandeze FNV/AOb, organizuan Seminarin mbi angazhimin e  sindikatave te arsimit e te mesuesve te ketij rrethi per parandalimin dhe eliminimin e punes se femijeve.
Seminari u zhvillua ne disa seanca te larmishme dhe ishte nje gershetim i spjegimeve teorike mbi standardet nderkombetare e legjislacionin shqiptar per mbrojtjen e femijeve dhe eliminimin e punes se tyre, me analizen e punes konkrete qe po behet ne kete rreth e vecanerisht ne pese shkollat pilot, (“14 Nentori”, “Demokracia”, “Qemal Mici”, “Isuf Ferra” dhe “Bajram Curri, Nr. 2” ), ku qe prej disa muajesh po punohet konkretisht per uljen e numrit te nxenesve qe braktisin shkollen dhe eliminimin e punes se femijeve.
Ne seminar moren pjese 30 pjesemarres, mesues kryesisht nga shkollat pilot, por edhe anetare te Grupit te Punes ne nivel rrethi, si edhe drejtues te ketyre shkollave, drejtuesit e seksioneve sindikale te FSASH e SPASH per rrethin e Durresit, Bashkim Shyle e Alfred Doraci, etj.  Moren pjese gjithashtu, ekspertet holandeze, perfaqesues te sindikates se arsimit te Holandes, AOb, Martin Kircz e Mohammed Mdaghri, si edhe kryetaret e sindikatave qendrore te arsimit, FSASH e SPASH, Xhafer Dobrushi e Bajram Kruja.
Ne diten e pare, Pergjegjesja e Sektorit te Trajnimit, prane Institutit te Kurrikules dhe Trajnimit, Albana Markja, trajtoi gjeresisht problemin e domosdoshmerise se perfshirjes problemeve te braktisjes se shkolles dhe eliminimit te punes se femijeve ne kurrikulen e shkolles e sidomos ne oret ekstrakurrikulare, duke perdorur ne menyre sa me profesionale Modulet e paktes SCREAM dhe Manualin mbi Arsimin Jo Formal, te cilat ajo i zbertheu ne menyre te plote e te kuptueshme per te gjithe pjesemarresit ne seminar.
Ne vijim, lektorja e sindikatave te arsimit, Fatbardha Keço, trajtoi gjeresisht konceptin mbi punen e femijeve, si edhe standardet nderkombetare dhe legjislacionin shqiptar mbi mbrojtjen e femijeve dhe parandalimin e punes se tyre.
Te dyja seancat u organizuan ne menyre interaktive me pjesemarrjen direkte te mesuesve ne diskutime e ne veprime per konkretizimin e situatave dhe percaktimin e planit te veprimeve.
Drejtuesit e FSASH e SPASH, Xhafer Dobrushi e Bajram Kruja, informuan pjesemarresit ne seminar mbi punen qe po bejne te dyja sindikatat ne rrethet e perzgjedhura e ne nivel kombetar per uljen e numrit te nxenesve qe braktisin shkollen dhe eliminimin e punes se femijeve, duke e vene theksin tek njohja dhe pergjithesimi i pervojes se mire te disa rretheve edhe ne Durres e ne shume rrethe te tjera.
Ne diten e dyte, seanca e mengjesit, u organizua ne ambientet e shkolles “14 Nentori”, ku moren pjese edhe drejtues te kesaj shkolle, mesues, perfaqesues te nxenesve e prinderve.
Ne fillim Drejtori i Shkolles, Murat Basha, beri nje prezantim te pergjithshem mbi shkollen, numrin e nxnesve e te stafit pedagogjik, rezultatave e problemeve etj. Ne vijim drejtuesja e grupit te punes te mesuesve te kesaj shkolle, zv/drejtoresha, Lindita Kiri, foli mbi punen e drejtorise se shkolles dhe stafit pedagogjik per uljen e numrit te nxenesve qe braktisin shkollen dhe eliminimin e punes se femijeve, duke u ndjekur nga perfaqesuesja e sindikatave te shkolles, Diana Gjika, e cila foli mbi punen konkrete qe kane bere e po bejne mesuesit e kesaj shkolle me mbi 20 nxenes qe kane braktisur ose jane ne rrezik per ta braktisur shkollen, gje qe ka sjelle si rezultat kthimin ne shkolle te 5 prej tyre dhe uljen e ndjeshme te mungesave ne shkolle, gje qe eshte nje treguesi qarte i parandalimit te largimeve nga shkolla.
Duke e marre fjalen ne kete seance, perfaqesuesja e Bordit te Prinderve, Hasime Myftaraj, dhe Presidentja e Qeverise se Nxenesve, Amela Kashari, theksuan bashkepunimin rezultativ te ketyre organeve me drejtorine e shkolles dhe mesuesit e kesaj shkolle, si nje faktor i rendesishme per mbarevajtjen e punes, mbajtjen e nxenesve ne shkolle dhe arritjen e rezultatve te mira ne mesime.
Puna e bere nga mesuesit dhe organizmat e tjera te kesaj shkolle u vleresua edhe nga zonja Afredita Leska, mamaja e tre vajzave qe vazhdojne klasa te ndryshme ne kete shkolle.
Kjo seance ne shkolle ishte shume interesante edhe per aresye te pjesemarrjes ne diskutime te nxenesve qe ishin kthyer ne shkolle, sic ishte rasti i nxeneses Rajmonda Celiku, e cila shpjegoi punen qe ka bere sidomos mesuesi kujdestar, Selman Hoxha, me prinderit e saj dhe foli per atmosferen e ngrohte qe ajo gjen tani ne klase. Emocionante ishin edhe nderhyrjet e disa nxeneseve te tjera qe paraqiten punet e tyre ne lidhje me kete teme dhe kenduan kenge e recituan vjersha me kete tematike.
Perfaqesuesit e sindikates e arsimit te Holandes, Marten Kircz e Mohammed Mdaghri, vleresuan punen e bere nga mesuesit dhe administrata e kesaj shkolle dhe sollen shembuj inkurajues nga puna e mesuesve ne Holande.
Seanca e mbasdrekes e dites se dyte u organizua ne formen e nje Tryeze ne nje nga sallat e Pallatit te Kultures “Aleksander Moisiu”, me pjesemarrjen edhe te drejtorit te Drejtorise Arsimore Rajonale, Z. Vasilla Papaj, si edhe te perfaqesuesve nga Bashkia e Durresit dhe nga organizata te tjera. Ne kete seance, ne emer te dy seksioneve sindikale te SPASH e FSASH, foli kryetari i FSASH-it per Durresin, Bashkim Shyle, i cili vuri ne dukje se ne kuadrin e ketij Projekti eshte duke u bere nje pune e organizuar sidomos ne pese shkollat e perzgjedhura, ku me shume se 30 mesues jane duke bere nje pune konkrete e te diferencuar me me shume se 125 nxenes, ndersa ne shkalle rrethi ky numer eshte akoma me i madh.
Si rezultat i kesaj pune, mbi 35 nxenes jane kthyer ne shkolle ose kane dale nga rreziku i braktisjes se shkolles dhe po e vijojne normalisht ate, nderkohe qe kjo pune vazhdon edhe me nxensit e tjere te perzgjedhur per te punar individualisht ne kuadrin e ketij Projekti. Ne vijim, ai evidentoi disa nga format me rezultative te punes, duke e vene theksin tek bashkepunimi me nxenes e prinder, por edhe me aktoret e tjere ne shkolle e jashte saj, ne komunitet.
Drejtori i Drejtorise Arsimor Rajonale, Vasillaq Papaj, vleresoi punen e bere nga ana e sindikatave e mesuesve dhe shprehu angazhimin e DAR Durres per ta mbeshteur  iniciativen dhe punen e sindikatave, duke dhene secili subjekt kontributin e vete ne sektorin perkates. Ne vijim, ai e vuri theksin tek domosdoshmeria e bashkepunimit edhe me aktore tjere te rendesishem si pushteti lokale, organet e policise dhe shoqatat e ndryshme qe jane te angazhuara ne kete fushe, nderkohe qe kerkoi me shume angazhim nga sindikatat edhe per probleme te tjera te shkolles, sic eshte krijimi dhe ruajtja e nje infrastrukture e mjedisi terheqes per nxenesit ne shkolle etj.
Diskutime te shumta u bene ne lidhje me nderhyrjen e perfaqesueses se Bashkise, zonjes Ana Dovana, ndaj te ciles u kerkua me shume vemendje nga ana e Bashkise, per familjet ne varferi te skajshme, per te pare mundesine  punesimit te prinderve ose per te gjetur menyra ndihme per femijet e ketyre familjeve qe jo rralle braktisin shkollen edhe per faktin se nuk perballojne dote blerjen e materialeve shkollore ose te veshjeve te pranueshme, si bashkemoshataret e tjere ne klasa e shkolla.
Seancat e se shtunes ishin diskutime konkrete te pjesemarresve ne seminar mbi punen e bere dhe gjendjen ne secilen prej shkollave te perzgjedhura, mbi pervojen e fituar dhe problemet me te cilat ata jane ndeshur gjate kesaj periudhe. Drejtuesit e grupeve sipas shkollave e mesues pjesemarres, si Majlinda Spahiu, Vasil Nisi, Nevrez Cizmja, Fuat Zerdelia, Zabit Rexhepi etj, u perqendruan sidomos tek puna e vecante me nxenesit qe jane ne rrezik per ta braktisur shkollen, edhe per shkak te mentalitetit te prinderve, vecanerisht kur eshte fjala per te vazhduar klasat e larta te shkolles 9-vjecare dhe, aq me teper, shkollen e mesme.
Ne vijim, Kordinatori i Projekteve qe sindikata holandeze AOb eshte duke zbatuar ne Marok, Mohammed Mdaghri, beri nje prezantim shume interesant e te vlefshem mbi punen qe bene Sindikata e Arsimit e Marokut per ulejn e numrit te nxensve qe braktisin shkollen dhe eliminimin e punes se femijeve, duke evidentuar sidomos punen e mesuesve, bashkepunimin e tyre me administratat e shkollave dhe me Ministrine e Arsimit, si edhe me prinderit e komunitetin ne zonat perkatese, ku ato jane te angazhuara.
Kolegu Marten Kircz, vleresoi punen e bere nga sindikatat dhe mesuesit e rrethit te Durresit dhe kerkoi vazhdimin e kesaj pune me te njejtin intensitet, duke e vene theksin sidomos tek sistemi i monitorimit dhe puna individuale me secilin prej nxenesve ne rrezik per te braktisur shkollen ose ata qe jane te angazhuar ne pune.
Ne fund te seminarit, pas nderhyrjeve dhe konkluzioneve te drejtuesve te FSASH e SPASH, Xhafer Dobrushi e Bajram Kruja, u paraqiten propozimet per programin e veprimit, i cili do te perpunohet me tej dhe do te ndiqet per zbatim nga seksionet sindikale te FSASH e SPASH te rrethit te Durresit.

 

 

 

 

 

 

 

Arritjet e deritanishme, baze per nje pune me te organizuar me grate mesuese ne sindikate

Ne kuadrin e aktiviteteve te programit me sindikatat holandeze FNV/AOb, ne Tirane u organizua nje aktivitet i rendesishem me pjesemarrejn e 28 grave drejtuese lokale te seksioneve sindikale te FSASH e SPASH.
Dy ishin ceshtjet kryesore qe u bene objekt dikutimi ne kete mbledhje: analiza e pune se bere e gjendjes aktuale ne lidhje me ngritjen dhe funksionimin e komiteteve te grave prane seksioneve sindikale te rretheve dhe konsultimi ne lidhje me programin e punes per te ardhmen e tematiken e seminarit qe do te organizohet ne janar mbi ngritjen e nivelit te punes se komiteteve te grave, ne perputhje me detyrat e reja dhe kerkesat e kohes per aktivizimin dhe punen e grave mesuese ne sindikate.
Perfaqesuesja e komitetit te grave te SPASH per Tiranen, Reihan Shkreta, vleresoi punen qe eshte deri tani, duke vene ne dukje funksionimin normal te komitetit te grave dhe parashtroi problemin e pasqyrimit me te mire, nepermjet medias, te aktiviteteve qe jane organizuar me grate, perfshire seminaret, takimet, kembimin e pervojes etj.
Drejtuesja e komitetit te grave te FSASH, Lumturi Mataj, si edhe kryetarja e seksionit te FSASH per Tiranen, Fatbardha Keço, vune ne dukje punen e mire qe po bene komiteti i grave per njohjen dhe zgjidhjen e problemeve te grave mesuese, por nderkohe ato kerkuan me shume mbeshtetje edhe nga organet drejtuese te Federates, sidomos per disa ceshtje e kerkesa qe nuk mund te zgjidhen dot prej tyre dhe qe kane te bejne me levizjet pa kriter te mesuesve e perfaqesuesve te keshillave sindikale ne shkolla dhe venien ne dispozicion te nje fondi, sado modest qe te jete, per aktivitetet me grate.
Kryetarja e seksionit te SPASH per Elbasanin, Bukuroshe Shabani, kryetarja e seksionit te SPASH-it per Korcen Albina Pepo, perfaqesuesja e komitetit te grave te FSASH per Durresin, Majlina Spahiu etj, vune ne dukje se jane te gjitha mundesite qe me grate mesuese te zhvillohen me shume aktivitete dhe seksionet sindikale te rretheve te mbeshtesin me shume e me mire punen e komiteteve te grave. Ato evidentuan disa nga aktivitetet qe kane organizuar me grate dhe folen per planet qe kane per organizimin e takimeve te vecanta me grate per promovimin e librave te kolegeve te tyre, per organizimin e kurseve te kompjuterit, per punen me kontraten kolektive etj.


Ne kete linje ishin edhe diskutimet e perfaqesueseve te komiteteve te grave nga rrethe te ndryshnme, si Luiza Gjoka ne Gramsh, Rajmonda Leka ne Shkoder, Qazime Dardha ne Kucove, Adelina Shperdheja ne Fier, Zela Koka ne Librazhd, Vasilika Bega ne Lushnje etj, te cilat evidentuan, jo vetem aktivitetet e organizuara me grate, por edhe reagimet ndaj qendrimeve te drejtorive arsimore te rretheve perkatese ne rastet e levizjeve te pamotivuara te grave mesuesve, sidomos te disave prej tyre qe jane me shkolle te mesme pedagogjike dhe angazhimet per plotesimin e kerkesave te ndryshme nga grate mesuese ne shkollat perkatese.
Ne vijim, mbi bazen e nje materiali te pergatitur ne konsultim me drejtueset e komiteteve te grave te FSASH e SPASH, u be ndarja ne pese grupe, sipas tematikave te propozuara dhe u organizua puna ne grupe, duke u bere objekt diskutimi ceshtje te vecanta si:
- Kontratat kolektive te nivelit te pare e te dyte dhe pasqyrimi e mbeshtetja e kerkesave e problemeve te grave mesuese; gjendja aktuale dhe propozimet per kontraten e re qe pritet te negocohet ne gjysmen e dyte te vitit te ardhshem,
- Kuadri ligjor dhe mbeshtetja e organeve shteterore per barazine gjinore, bashkepunimi me sindikatat e arsimit; gjendja aktuale dhe perspektivat e zhvillimeve ne kete fushe,
- Puna e Komiteteve te grave per trajtimin e konkluzioneve qe dolen  nga Anketimi dhe Tryeza e zhvilluar ne pranveren e ketij viti ne lidhje me punen me grate mesuese ne sindikate,                                   
- Roli i vecante i grave mesuese per mbrojtjen e femijeve dhe eliminimin e punes se femijeve etj.
Pas punes ne grupe, u be nje diskutim i perbashket ne lidhje me disa nga konkluzionet kryesore per keto ceshtje dhe u ra dakord qe keto grupe te vazhdojne punen specifike per ceshtjet e caktuara, nderkohe qe secila prej pjesemarreseve do te vazhdoje te konsultohet me grate ne seksionin perkates per te gjitha ceshtjet, me qellim qe te terhiqet sa me shume mendimi i grave mesuese per punen e komiteteve te grave dhe te vete seksioneve ne rrethe me grate mesuese ne sindikate.
Ne mbledhje moren pjese aktive edhe drejtuesit e FSASH e SPASH, Xhafer Dobrushi e Bajram Kruja, te cilet vleresuan punen e bere ne kuadrin e zbatimit te Projektit me
FNV/AOb dhe mbeshteten propozimet e bera gjate ketij diskutimi ne lidhje me programin e punes per te ardhmen.

 

Angazhim rezultativ per mbajtjen e nxenesve ne shkolle
Nga Takimi me anetaret e grupeve te punes te shkollave pilot ne Korce

Nje Takim i rendesishem u zhvillua ne Korce, me pjesemarrjen e mesuesve, anetare te grupeve te punes qe veprojne ne shkollat pilot te ketij rrethi: “Asdreni”, “Naim Frasheri”, Sheqeras dhe Pojan.
Mesuesja e shkolles “Asdreni” Zhaneta Mlloja theksoi se puna konkrete e mesuesve te kesaj shkolle ka cuar ne uljen e numrit te nxenesve qe kane braktisur shkollen, duke permendur rastet e nxenesve Ergys Bleta, Monika Hyseni, Klajdi Zace etj, te cilet u kthyen ne shkolle, pas nje pune konkrete te mesuesve me ta e me prinderit e tyre. Ajo theksoi se akoma vazhdon te kete probleme ne shkolle, para se gjithash per aresye te gjendjes ekonomike e financiare te familjeve te disa nxenesve, te cilat nuk kane mundesi as te blejne librat e materialet e tjera qe femijeve iu duhen per ne shkolle.
Drejtori i shkolles “Naim Frasheri”, Ylli Kreka, vuri ne dukje veshtiresite me te cilat ndeshen mesuesit e kesaj shkolle, edhe per shkak te perberjes se nxenesve, te cilet pothuajse te gjithe jane te komunitetit rom. Pervec veshtiresive te shuma ekonomike, ne mjaft raste, pengese behet edhe mentaliteti i disa prinderve, te cilet nuk i lejone femijet te vazhdojne shkollen, sidomos ne rastin e vajzave, ndermjet te cilave nuk mungojne edhe rastet e fejesave ose martesave qe ne moshen e shkolles. Ne keto kushte, puna e mesueseve behet edhe me e veshtire dhe perqendrohet me teper ne kontaktet me prinderit e nxenesve qe fillojne te mungojne, duke paralajmeruar largimin e pritshem te tyre nga shkolla. Duke folur per kete ceshtje, ai theksoi se puna parandaluese eshte shume e rendesishme, mbasi perndryshe, ne mund te kthejme ne shkolle disa nxenes, por nderkohe mund te largohen shume te tjere. Edhe mesuesja e kesaj shkolle, Klementina Cingo, pasi vuri ne dukje veshtiresite qe hasen ne punen e diferencuar me nxenesit, theksoi nevojen e nje pune te gjithaneshme jo vetem me nxenesit qe paraqesin prirje per t’u larguar nga shkolla, per edhe per njohjen e prinderve e te afermeve te tyre, te cilet mund te kene ndikime te drejtperdrejta per kthimin e tyre ne shkolle.
Ne vijim, kryetari i seksionit sindikal te FSASH peer rrethin e Korces, mesues ne shkollen e Sheqerasit, Hektor Fejzulla, theksoi se gjate ketij viti shkollor mesuesit e kesaj shkolle kane rikthyer ne shkolle 3 nxenes dhe jane duke punar edhe me 3 te tjere, te cilet e kane braktisur ate, per shkak te veshtiresive ekonomike te familjve te tyre, ndersa mesuesi i shkolles se Pojanit Eduard Gjoni evidentoi punen konkrete qe jane duke bere mesuesit e kesaj shkolle me disa nxenes ne rrezik per te braktisur shkollen, sidomos nga komuniteti rom dhe egjiptian, te cilet paraqesin me shume veshtiresi edhe per shkak te mentalitetit te prinderve e te afermve te tyre.
Kryetarja e seksionit sindikal te SPASH per Korcen, Albina Pepo, u perqendrua sidomos tek nevoja e njohjes se pervojes se seciles prej shkollave pjesemarrese, por edhe me gjere, si edhe tek bashkepunimi edhe me administratat e shkollave, komunitetin dhe organizatat e tjera joqeveritare qe merren me eliminimin e punes se femijeve ne rrethin e Korces.
Pothuajse te gjithe mesuesit qe e moren fjalen ne kete takim, kerkuan insistimin e organeve qendrore te sindikatave te aresimit, FSASH e SPASH, sidomos per motivimin e mesuesve qe bejne pune shtese dhe kane rezultate te mira ne uljen e numrit te nxenesve qe braktisin shkollen dhe eliminimin e punes se femijeve, per shtimin e numrit te punonjesve sociale, me synimin qe cdo shkolle te kete punonjesin e vete social, si edhe per nje bashkepunim me te mire me organet e pushtetit lokale dhe Drejtorine Arsimore, ne mbeshtetje te ketij angazhimi.
Drejtuesit e FSASH e SPASH, qe moren pjese ne kete takim, vleresuan punen e bere dhe rezultatet e arritura nga mesuesit pjesemarres, informuan per perpjekjet qe kane bere e po bejne per angazhimin e Ministrise se Arsimit dhe Ministrise se Punes per mbeshtetjen e ketij angazhimi te nje numri te madhe mesuesish ne Korce e ne shume rrethe te tjera te vendit  dhe kerkuan zgjerimin e metejshem te kesaj pune ne Korce, duke perfshire edhe mesues te tjere nga keto shkolla, si edhe perfshirjen edhe te shkollave te tjera, sidomos ne qytet, per te krijuar nje front me te gjere ne punen per uljen e numrit te nxenesve qe braktisin shkollen dhe per eliminimin e punes se femijeve.