Home Mbi FSASH-SPASH JO Punes se Femijeve Aktivitete Kalendari Revista Foto Galeri Kontakte

 

 

Projekti me FNV faktor i rendesishem per fuqizimin e FSASH e SPASH
dhe eliminimin e punes se femijeve.

Ne vijim te zbatimit rezultativ te Projekteve te Sindikates se Pergjitheshme te Arsimit te Holandes, AOb, me dy sindikatat shqiptare te arsimit, Federaten e Sindikatave te Arsimit dhe Shkences te Shqiperise, FSASH, dhe Sindikaten e Pavarur te Arsimit Shqiptar, SPASH, mbeshtetur financiarisht, ne fillim nga organizata holandeze NOVIB, dhe me pas nga Konfederata e Sindikatave te Holandes, FNV, se bashku me AOb, nje Projekt i ri ndihme dhe mbeshtetjeje per fuqizimin e FSASH dhe SPASH fillon te zbatohet nga keto dy sindikata, nepermjet mbeshtetjes financiare te Konfederates Holandeze te Sindikatave, FNV, ne dy vitet ne vazhdim, 2007 – 2008.
Epiqendra e ketij Projekti eshte zgjerimi i angazhimit te FSASH e SPASH dhe te nje numri gjithnje e me te madh mesuesish, anetare te ketyre sindikatave, ne aktivitetet konkrete per parandalimin dhe eliminimin e punes se femijeve, duke e konsideruar arritjen e sukseseve ne kete fushe te lidhur ngushte, si deri me tani, me fuqizimin  organizativ dhe rritjen e efektivitetit te veprimtarise se ketyre sindikatave.
Mbeshtetur ne arritjet e deritanishme, i konsideruar si nje faze e dyte e projektit te meparshem, Projekti aktual vazhdon te mbeshtese rinovimin dhe zhvillimet demokratike te FSASH e SPASH, duke u perqendruar sidomos ne konsolidimin e strukturave drejtuese te tyre, sidomos ne nivel lokal, forcimin e bashkepunimit midis tyre, rritjen e numrit te anetareve, vecanerisht nga grate mesuese dhe mesuesit e rinj, permiresimin e gjendjes financiare, nepermjet shtimit te numrit te anetareve qe paguajne kuotizacionin e anetaresise dhe rritjes progresive te mases se pageses sipas statuteve perkatese, si edhe rritjen e rolit dhe te ndikimit te sindikatave ne reformimin dhe modernizimin e procesit mesimor  dhe zhvillimet ekonomiko – shoqerore ne vendin tone.
Kater jane shtyllat kryesore te ketij Projekti:

  1. Fuqizimi i FSASH dhe SPASH nepermjet rritjes se numrit te anetareve, shtimit te te ardhurave nga kuotizacioni, konsolidimit te strukturave lokale, rritjes se kapaciteteve dhe informimit te anetareve,
  2. Angazhim i vecante per problemet e grave mesuese, permiresimin e pozites se tyre ne arsim dhe rritjen e pjesemarrjes ne sindikate,
  3. Angazhimi i sindikatave per parandalimin dhe eliminimin e punes se femijeve,
  4. Zgjerimi i komunikimit dhe ndergjegjsimi i mesuesve anetare te FSASH e SPASH.

Per secilen prej ketyre fushave jane parashikuar objektiva dhe tregues konkrete, aktivitete te perbashketa ne nivel qendror e lokal, si edhe angazhim i drejtuesve te sindikatave ne rrethe e shkolla dhe pjesemarrje masive e mesuesve, anetare te ketyre sindikatave, ne keto aktivitete.

1. Fuqizimi i FSASH dhe SPASH nepermjet rritjes se numrit te anetareve, shtimit te te ardhurave nga kuotizacioni, konsolidimit te strukturave lokale, rritjes se kapaciteteve dhe informimit te anetareve.

Fuqizimi i gjithanshem i FSASH e SPASH do te vazhdoje te jete nje nga objektivat me te rendesishme te ketij Projekti, duke synuar struktura te konsoliduara dhe efektive ne te gjitha rrethet, drejtues te trajnuar dhe te afte, jo vetem ne nivel rrethi, por edhe ne shkolla, veprime konkrete per rritjen e pjesemarrjes se grave e mesuesve te rinj ne jeten sindikale dhe permiresimin e ndjeshem te gjendjes financiare per mbeshtetjen e funksionimit te ketyre strukturave.
Nje nder drejtimet me te rendesishme ne kete fushe do te jete permiresimi i gjendjes financiare te te dy sindikatave, si parakusht per funksionimin normal dhe efektiv te strukturave te tyre.
Disa nga objektivat kryesore ne lidhje me kete ceshte jane:

  1. rritja e numrit te anetareve qe paguajne kuoten e anetaresise me te pakten

4 500 anetare, prej te cileve 1 500 nga FSASH dhe 3 000 nga SPASH, me synimin qe te arrihet niveli i 10 000 anetareve per FSASH dhe 7 000 per SPASH, duke hequr dore nga koncpeti “anetare me lista” dhe duke konsideruar anetare vetem ata qe paguajne kuoten e anetaresise.

  1. rritja e sasise se kuotes se anetaresise nga rreth 0.25 perqind te pages qe eshte aktualisht, ne nivelin 0.35 perqind per vitin 2007, ne nivelin 0.45 perqind per vitin 2008, me synimin qe ne perfundim te Projektit te arrihet niveli statutor prej 0.5 perqind.

Realizimi i ketyre objektivave, qe do te coje ne rritjen e ndjeshme te te ardhurave per te dy sindikatat, do te synohet te arrihet, krahas veprimtarise se perditeshme, edhe nepermjet organizimit te disa aktiviteteve ne kuadrin e ketij Projekti, te cilat synojne konsolidimin e strukturave lokale dhe sqarimin e organeve perkatese te pushtetit lokal ne lidhje me detyrimet ligjore qe ato kane ne mardhenie me sindikatat.
Per kete qellim, drejtuesve te seksioneve sindikale ne rrethe u shtrohet detyra qe te pergatisin listat e anetaresise, sipas kerkesave te legjislacionit perkates, nderkohe qe kryesite qendrore do te pergatisin gjithe dokumentacionin perkates per cdo bashki e komune qe do t’u kerkohet kryerja e veprimeve financiare sipas Kodit te Punes dhe Kontrates Kolektive te Punes.
Ne vijim, do te organizohen takime te posacme, sidomos ne qarqet kryesore, ku do te zberthehet kuadri ligjor dhe do te behen sqarimet e nevojeshme ne lidhje me procedurat e kryerjes se veprimeve financiare per grumbullimin e kuotes se anetaresise, nepermjet borderose, ashtu sic veprohet ne te gjitha sindikatat e vendeve te perparuara.
E gjithe kjo pune do te shoqerohet me perpjekje konkrete per rritjen e numrit te anetareve, duke permiresuar edhe sherbimet ndaj tyre, duke u perqendruar sidomos tek shperblimet plus per pune mbi kohen normale dhe per rezultate me te mira.
Me kete synim, do te organizohen edhe dy Tryeza te rrumbullakta, me pjesemarrjen e specialisteve holandez te AOb, te cilet do te paraqesin pervojen e tyre ne lidhje me format dhe metodat qe ata perdorin per me shume sherbime ndaj anetareve.
Po me kete synim do te punohet edhe ne drejtim te konsolidimit te seksioneve sindikale ne rrethe, duke u perqendruar si ne ato seksione qe kane qene objekt i fazes se mepareshme te ketij projekti, ashtu edhe ne 10 seksionet te cilet nuk kane marre pjese ne aktivitetet e zhvilluara gjate viteve 2005-2006.
Disa nga objektivat qe synohen ne kete drejtim jane:

  1. riorganizimi dhe ristrukturimi i seksioneve sindikale ne 10 rrethet ku te dyja sindikatat nuk i kane ato te mire organizuara, (Bulqize, Delvine, Gramsh, Has, Lushnje, Malesi e Madhe, Peqin, Puke, Sarande, Tropoje),
  2. konsolidimi i metejshem i seksioneve ne 26 rrethet, ku eshte punuar tashme dhe funksionojne seksionet perkatese,
  3. puna e vecante me grupet e mesuesve te rinje ne keto seksione dhe ndermarrja e veprimeve konkrete per plotesimin e kerkesave te vecanta te tyre.

Per kete qellim, do te krijohet dhe funksionoje nje Grup Pune me perfaqesues nga te dyja sindikatat, i cili do te merret drejtperdrejt me identifikimin e problemeve, perpunimin e planit te punes dhe organizimin e aktiviteteve dhe veprimeve konkrete per realizimin e objektivave ne kuadrin e Projektit.
Ne vijim, me perfaqesuesit e ketyre seksioneve, do te organizohet nje seminar treditor per kualifikimin e tyre, duke u perqendruar sidomos tek menyra e organizimit efektiv te sindikatave ne nivel shkolle, shtimi i numrit te anetareve, sidomos nga radhet e grave dhe mesuesve te rinje, rritja e rolit te mesuesve ne procesin e reformes ne arsim, zbatimi i kontrates kolektive dhe forcimi i bashkepunimit me drejtorite dhe zyrat arsimore etj.
Takimet qe do te organizohen me drejtuesit e ketyre seksioneve do te analizojne situaten dhe do te percaktojne drejtimet kryesore dhe aktivitetet ne vijim, do te perpunojne strategji te vecanta per konsolidimin e metejshem te ketyre seksioneve dhe bashkepunimin e tyre me seksionet e tjera me pervoje ne kete dtrejtim.

 

2. Angazhim i vecante per problemet e grave mesuese, permiresimin e pozites se tyre ne arsim dhe rritjen e pjesemarrjes ne sindikate

Rritja e numrit dhe rolit te grave ne sindikate vazhdon te mbetet nje objektiv i rendesishem i Projektit, ku synohen tregues konkrete.
Te dyja sindikatat do te punojne konkretisht ne seksionet e 10 rretheve qe kane mbetur nga faza e pare e Projektit, duke organizuar ngritjen dhe funksionimin e komiteteve te grave dhe strukturave perkatese, duke organizuar aktivitete te ndryshme, sidomos per kualifikimin e drejtueseve te ketyre komiteteve per t’i aftesuar ato qe te perpunojne dhe zbatojne politika sindikale efektive ne mbrojtje te grave mesuese, nderkohe qe do te vazhdoje puna per konsolidimin e metejshem te komisioneve te grave qe jane ngritur tashme ne 26 rrethet e tjera.
Nder objektivat kryesore ne kete fushe jane:

  1. ngritja dhe funksionimi i komiteteve te grave ne 10 rrethet qe akoma nuk i kane keto, (Bulqize, Delvine, Gramsh, Has, Lushnje, Malesi e Madhe, Peqin, Puke, Sarande, Tropoje), duke i ndihmuar ato te organizojne grate mesuese ne sindikate dhe te trajtojne problemet specifike te grave ne arsim,
  2. konsolidimi i komiteteve te grave qe jane ngritur tashme dhe funksionojne ne seksionet e konsoliduara, me te cilat eshte punuar konkretisht gjate fazes se pare te projektit, duke i ndihmuar ato te njohin me mire situaten dhe te perpunojne politika sindikale efektive per mbrojtjen e grave mesuese,
  3. rritja e perqindjes se pjesemarrjes se grave ne sindikae ne nivelin 52 perqind, ose

2. 7 perqind me shume, ne krahasim me gjendjen aktuale,

  1. rritja e perqindjes se grave mesuese ne organet drejtuese te sindikatave ne nivelin 32 perqind ose 7 perqind me shume, krahasuar me nivelin aktual,
  2. mbeshtetja e shanseve te barabarta per grate mesuese, sidomos ne lidhje me punesimin dhe karrieren ne sektorin e arsimit,
  3. permiresimi i kuadrit ligjor, duke propozuar dhe kerkuar permiresime ne lidhje me legjislacionin kombetar per grate ne tregun e punes,
  4. trajtimi i problemeve specifike te grave mesuese, dhe rritja e rolit te tyre si nena, sidomos ne mardhenie me nxenesit qe kane me shume probleme ne vijim dhe ne pervetesimin e programeve mesimore, duke synuar shmangien e largimeve nga shkolla dhe eliminimin e punes se femijeve.

Per realizimin e ketyre objektivave, jane parashikuar nje sere aktivitetesh, duke filluar qe nga krijimi i nje Grupi pune ne nivel kombetar, i perbere nga 8 anetare, perfaqesuese te dy sindikatave, te Drejtorive Arsimore, administratave te shkollave dhe komunitetit.
Per te bere analizen e punes e te rezultateve dhe per te caktuar detyrat per periudhen ne vazhdim, jane parashikuar dy takime me drejtueset e grave gjate vitit 2007 dhe dy takime te tjera gjate vitit 2008, ku do te diskutohet ne lidhje me Projektin, gjendjen, objektivat, aktivitetet qe do organizohen, punen konkrete qe do te behet, si edhe do te behet nje bilanc i realizimit te objektivave dhe do te caktohen detyrat per periudhen ne vijim, me qellim qe te plotesohen dhe avancohen objektivat e Projektit dhe te permiresohen metodat e punes qe do te perdoren, duke siguruar nje bashkepunim te ngushte edhe me OJF te tjera qe merren me keto ceshtje.
Ne vazhdim, do te organizohet nje seminar me pjesemarjen e grave drejtuese te sindikatave ne nivel lokal, nga 10 seksionet sindikale ku do te organizohen komitetet e grave dhe do te funksionojne strukturat e vecanta per to, te cilat do te trajnohen e do te pergatiten per t’u aktivizuar konkretisht per realizimin e ketyre objektivave.
Tematika e ketij seminari do te kete te beje sidomos me analizen e situates aktuale, problemet qe ndeshen, angazhimin per kapercimin e tyre, objektivat qe duhet te arrihen, si edhe ceshtje qe kane te bejne me legjislacionin, statutet, rregulloret, politikat per punen me grate etj.
Prezenca e eksperteve holandeze ne kete seminar do te sherbeje per te njohur nga afer perojen e AOb dhe per te diskutuar ne lidhje me mundesite e zbatimit te kesaj pervoje ne kushtet aktuale te sindikatave tona.
Pjese e rendesishme e Projektit ne lidhje me grate mesuese do te jete nje anketim dhe, me pas, nje Tryeze e rrumbullakte, te cilat do te merren sidomos me ceshtjet qe kane te bejne me:

  1. problemet me te cilat ndeshen grate mesuese ne tregun e punes dhe qendrimin e sindikkatave ndaj ketyre problemeve,
  2. sa i kane ngritur grate keto probleme ne sindikate dhe cili ka qene reagimi i sindikatave ne lidhje me keto probleme,
  3. situaten ne lidhje me komitetet e grave qe jane ngritur e funksionojne dhe cfare presin me shume grate mesuese nga keto komitete dhe strukturat e vecanta te sindikatave per punen me grate,
  4. problemet qe kane te bejne me rolin e sindikatave per organizimin e kohes se lire te grave mesuese, sidomos ne funksion te ndikimit per karrieren e tyre profesionale, per interesat kulturore, mardheniet sociale etj.

Konkluzionet e ketij anketimi do te disutohen ne nje Tryeze te rrumbullaket, me pjesemarrjen edhe te eksperteve holandeze, ku do te perpunohet edhe nje program konkret pune per rritjen e rolit te sindikatave ne keto drejtime.
Ne kete kuader, do t’i kushtohet kujdes edhe kualifikimit te metejshem te grave drejtuese ne komitetet e ngritura ne seksionet e konsoliduara, me te cilat do te organizohen, gjate periudhes dyvjecare, dy seminare, te cilat do te fokusohen sidomos ne keto drejtime:

  1. roli i komiteteve te grave per mbeshtetjen e perpjekjeve te grave mesuese per progres ne te gjitha drejtimet,
  2. kuadri ligjor mbi shanset e barabarta ne sektorin e arsimit, roli i vecante i sindikatave ne kete fushe,
  3. situata aktuale dhe mundesite ne lidhje me kualifikimin profesional te grave, me synim qe te aftesohen ato te bejne progres ne profesion dhe ne karriere,

kontratat kolektive ekzistuese dhe roli i sindikatave per t’i perdorur ato ne funksion te problemeve te grave,

  1. angazhimi i personave te rendesishem, bordeve, komiteteve te grave per mbrojtjen e te drejtave te grave, praktikat e mira ne kete drejtim,
  2. roli i vecante i grave per problemet qe kane te bejne me mbrojtjen e te drejtave te femijeve dhe eliminimin e punes se femijeve.

Me rendesi eshte percaktimi i qarte i detyrave per grupet qe do te veprojne ne nivel qendror e lokal; evidentimi i gjendjes ne lidhje me pjesemarrjen e grave ne sindikate, ne tere kompleksitetin e saj; percaktimi i objektivave konkrete per secilen prej tyre, duke marre si minimum ato qe jane percaktuar ne kuadrin e Projektit; marrja e te gjitha masave organizative dhe shfrytezimi i te gjitha aktiviteteve, takimeve, seminareve, mbledhjeve, analizave etj, si fillim per nje pune konkrete per realizimin e ketyre objektivave.

3. Angazhimi i sindikatave per parandalimin dhe eliminimin e punes se femijeve

Zgjerimi i angazhimit te sindikatave dhe mesuesve anetare te tyre per parandalimin dhe eliminimin e punes se femijeve perben boshtin dhe objektivat kryesore te ketij Projekti.
Te dhenat ne lidhje me kete ceshtje vazhdojne te jene shume shqetesuese. Rezultojne rreth 45 000 femije qe punojne ne shkalle vendi, rreth  9 000 femije jane te trafikuar, shumica e te cileve ne Greqi e Itali, nje pjese e mire e te cileve u perkasin familjeve Rome.
Mbi 70 perqind e femijeve te trafikuar jane nga ata qe e kane braktisur shkollen, ndersa pjesa tjeter prej 30 perqind nuk e kane ndjekur rregullisht ate. Me problem vazhdojne te mbeten rrethet e medha, midis te cileve Tirana, Durresi, Shkodra, Elbasani, Korça, Fieri etj, ku do te perqendrohet vemendja e sindikatave edhe gjate periudhes dyvjecare ne vijim, ku do te angazhohen rreth 650 mesues, sociologe, juriste, ekonomiste etj, pjesemarres aktive ne grupet e punes ne te gjitha nivelet, ne seminaret dhe aktivitetet e tjera jashte shkolles, qe do te organizohen ne kete kuader.
Disa nga objektivat kryesore qe synojme te arrijme gjate kesaj peiudhe jane:

  1. ulja e numrit te nxenesve qe braktisin shkollen me 25 perqind ne Tirane, Durres e Korce, ku akoma jane respektivisht rreth 1 070, ne Tirane, 617, ne Durres dhe 316 nxenes ne Fier qe kane braktisur shkollen,
  2. ulja e metejshme, me 20 perqind, e numrit te nxenesve qe braktisin shkollen ne rrethin e Fierit, ku akoma jane 308 nxenes qe kane braktisur shkollen,
  3. ulja e numrit te nxenesve qe kane braktisur shkollen ne nivel kombetar me 12 perqind
  4. ulja e numrit te nxenesve ne rrezik per te braktisur shkollen me 60 perqind ne rrethet e perzgjedhura per te punar konkretisht dhe me 20 perqind ne shkalle vendi,
  5. ulja e numrit te nxenesve qe punojne ne rrethet e perzgjedhura me 15 perqind dhe ne shkalle vendi me 8 perqind.

Per realizimin e ketyre objektivave jane parashikuar te organizohen nje numer i konsiderueshem aktivitetesh dhe veprimesh konkrete ne nivel kombetar, ne nivel rrethesh e ne shkolla.
Ndihma konkrete per te funksionuar efektivisht Grupi Kordinues ne nivel Kombetar do te jete objekt i vecante pune per kryesite qendrore te te dy sindikatave.
Funksionet e ketij Grupi kane te bejne me harmonizimin e aktiviteteve ne kuadin e Projektit, me synim qe te kete nje lidhje logjike midis tyre dhe ato te shoqerohen me rezultate konkrete, perpunimin e strategjise mbi rolin e mesuesve ne klase, si te merren me nxenesit problematike, si te angazhojme te gjithe mesuesit dhe vete nxenesit per te parandaluar braktisjen e shkolles, punen e femijeve dhe trafikimin e tyre, analiza dhe vleresimi i punes se bere ne faza te vecanta te Projektit dhe organizimi me i mire i aktiviteteve ne vijim, kordinimi i veprimeve me perfaqesuesit e qeverisjes vendore, organet e rendit publik lokal dhe komunitetin, me qellim qe te shmanget braktisja e shkolles dhe puna e femijeve.
Rezultativ pritet qe te jete funksionimi i kater Grupeve te Punes ne rrethet e perzgjedhura (Tirane, Fier, Durres, Korçe) per te siguruar nje angazhim sa me te gjere te mesuesve per parandalimin e braktisjes se shkolles nga nxenesit dhe te punes se femijeve.
Keto grupe do te ndjekin nga afer punen qe do te behet per:

  1. identifikimin e gjendjes ne rrethet respektive ne lidhje me nxenesit qe kane braktisur shkollen ose qe jane ne rrezik per ta braktisur ate, si edhe ata qe punojne,
  2. percaktimin e veprimeve konkrete qe do te ndermerren ne shkalle rrethi dhe ne shkollat e perzgjedhura dhe organizimin e aktiviteteve te planifikuara, ne bashkepunim me sindikatat e degeve te tjera dhe partneret e tjere sociale,
  3. organizimin e aktiviteteve konkrete me nxenesit me probleme dhe prinderit e te afermit e tyre, duke bashkepunuar edhe me administraten e shkolles dhe perfaqesuesit e pushtetit vendor,
  4. ndergjegjsimin shoqeror ne shkolle e jashte saj mbi rrezikun e punes se femijeve per vete ata, si edhe per mbare shoqerine.

Vendimtar per realizimin e objektivave te Projektit do te jete ngritja dhe funksionimi i  grupeve te punes ne shkollat pilot, (4 ne rrethin e Tiranes (Kamez e Re, Valias, Burqesh e Zallmner) dhe 4 ne rrethin e Fierit, (Levan, Mbrostar, Zhupan dhe Roskovec), si edhe ne shkollat qe do te perzgjidhen nga vete grupet e punes ne rrethet e Durresit e te Korces.
Secili prej ketyre Grupeve do te beje 2-3 takime ne vit, por kuptohet qe realizimi i detyrave ne nivel lokal do te kerkoje me shume pune konkrete me nxenesit me probleme, si edhe takime e aktivitete te tjera te ketyre grupeve, qe do te ndiqen nga dy Kryesite qendrore dhe seksionet e FSASH e SPASH ne keto rrethe.
Keto grupe jane berthamat qe do te grumbullojne rreth vetes mesuesit me aktive per te organizuar punen konkrete me nxenesit qe kane braktisur shkollen ose me ata qe jane perzgjedhur si ne rrezik per te braktisur shkollen, e cila konsiston sidomos ne:

    1. Identifikimin e situates ne shkollat respektive dhe organizimin e marrjes ne kujdestari te nxenesve qe kane braktisur shkollen ose qe jane ne rrezik peer ta braktisur ate, nga ana e mesuesve qe do te angazhohen drejtperdrejt me kete pune,
    2. Plotesimin e pyetesoreve me te gjitha te dhenat per secilin prej tyre,
    3. Bashkepunimin me mesuesit kujdestare per problemet qe lidhen me vijimin dhe mbarevajtjen ne mesime,
    4. Rakordimin e punes me qeverine e nxenesve dhe komitetin e prinderve, per t’u ardhur ne ndihme ketyre nxenesve, edhe me ndihmen e nxenesve me te mire ne klasat perkatese,
    5. Organizimin e punes konkrete me nxenesit qe kane braktisur shkollen ose qe jane ne rrezik per ta braktisur ate, ose me ata qe punojne, duke perfshire edhe prinderit dhe te afermit e tjere, ne rastet kur ka perpjekje per t’i shkeputur ata nga shkolla,
    6. Trajtimin e ketyre problemeve ne organet e pushtetit vendor, per te pare mundesine e ndonje ndihme me vende pune ose me ndonje ushqim, ne rastet ekstreme,
    7. Me rendesi te vecante eshte rakordimi i gjithe kesaj pune me Drejtorite e shkollave dhe Drejtorite ose Zyrat Arsimore.

Ne rrethet ku ne perqendrohemi per here te pare ne kuadrin e ketij Projekti, Durres e Korçe, do te vijojne te organizohen seminaret me pjesemarrjen e drejtuesve sindikale, anetare te dy sindikatave, perfaqesuesve te administratave te shkollave dhe pushtetit lokal.
Tematika e ketyre seminareve do te kete te beje me:

  1. Kuadri ligjor per parandalimin e punes se femijeve dhe trafikimit, si te njihet me mire ai dhe si te ndikohet ne permiresimin e tij,
  2. Situata reale mbi punen e femijeve dhe trafikimin e femijeve ne Shqiperi dhe roli i sindikatave te arsimit, ne bashkepunim me strukturat qeveritare, ILO-IPEC, ne Shqiperi dhe OJQ shqiptare te interesuara per kete ceshtje, per parandalimin e punes se femijeve dhe trafikimin e femijeve.
  3. Shkaqet e punes se femijeve, persa i perket kerkeses dhe ofertes, pasojat e punes se femijeve per shoqerine dhe vete femijet,
  4. Kordinimi dhe bashkepunimi me administratat e shkollave, organet e qeverisjes vendore, prinderit dhe komunitetin per parandalimin dhe eliminimin e punes se femijeve,
  5. Puna e vecante e mesuesve me nxenesit me probleme, (ata qe nuk kane rezultate te mira, qe rrezikojne te braktisin shkollen, ata qe kane probleme me prinderit qe mund te jene te denuar, ose qe jane me nje ose pa prinder fare, si edhe femijet Rome), duke u marre konkretisht me rastet ne rrethet perkatese.

Efektive pritet te jene dy seminaret e planifikuara per t’u organizuar ne baze shkolle, me pjesemarrjen e disa mesuesve nga tete shkollat pilot, perfaqesuesve te administratve te shkollave, nxenesve dhe OJF-ve te angazhuara ne keto shkolla.
Tematika e ketyre seminareve do te fokusohet sidomos ne:

  1. situaten aktuale ne keto shkolla ne lidhje me braktisjen e shkolles dhe nxenesit ne rrezik per ta braktisur ate,
  2. roli i mesuesve dhe perfaqesuesve te organizmave te tjera pjesemarrese per integrimin e ketyre nxenesve ne shkolle, metodat efektive qe mund te perdoren ne punen konkrete individuale me keta nxenes,
  3. kuadri ligjor per mbrojtjen e femijeve dhe parandalimin e punes se femijeve,
  4. situata ne lidhje me punen e femijeve, shkaqet dhe mundesia e nderhyrjes per permiresimin e gjendjes ne familjet perkatese,
  5. kordinimi dhe bashkepunimi me administratat e shkollave dhe OJF-te per parandalimin e largimeve nga shkolla dhe eliminimin e punes se femijeve,
  6. puna e diferencuar e mesuesve me nxenesit qe kane probleme, duke perfshire edhe ata nxenes qe jane me nje prind ose pa prinder, nxenesit e komunitetit Rome etj,

Dy seminare te tjere jane planifikuar te organizohen ne rrethet e perzgjedhura, (Tirane, Fier, Durres, Korçe), me pjesemarrjen e drejtuesve lokale te sindikatave, perfaqesuesve te prinderve e nxenesve dhe pushtetit lokale, ku do te vihet theksi sidomos ne njohjen e te drejtave te femijeve, sipas Konventes perkatese te Kombeve te Bashkuara, ne rendesine e arsimimit te te gjithe femijeve, si garanci per te ardhmen e tyre dhe te shoqerise sone, roli i prinderve dhe vete nxenesve per shmangien e largimeve nga shkolla dhe punes se femijeve, sigurimi i nje bashkepunimi efektiv midis perfaqesuesve te shkolles, prinderve e nxenesve dhe organeve te pushtetit lokal per permiresimin e gjendjes ne keto rrethe.
Pjesemarrja e specialisteve holandeze ne shumicen e ketyre seminareve do te jete nje kontribut i rendesishem, sidomos per njohjen e pervojave  dhe praktikave te mira, ne lidhje me metodat efektive te punes dhe perpunimin e planeve per veprime konkrete ne te ardhmen.
Te gjitha konkuzionet qe do te dalin nga keto seminare, si edhe nga grupet e punes dhe nga veprimet konkrete te mesuesve me nxensit, do te behen objekt diskutimi ne nje Tryeze te rrumbullaket, ku do te analizohet puna e bere dhe situata, por, ne te njejten kohe, do te perpunohet edhe nje plan veprimi per te ardhmen, jo vetem per rrethet e perzgjedhura, por edhe me gjere.
Nje angazhim te vecante do te kene FSASH e SPASH ne kuadrin e ketij Projekti edhe per perfshirjen e disa sindikatave te degeve te tjera nga te dyja konfederatat, KSSH e BSPSH, (sidomos nga Tekstil - Artizanati, Bujqesia, Ndertimi, Industria e Lehte, Tregtia, etj),  per parandalimin dhe eliminimin e punes se femijeve
Per kete qellim do te organizohet nje seminar njeditor ku do te vleresohet situata, ne zbatim edhe te detyrave qe jane lene nga seminaret qe jane organizuar ne bashkepunim me ILO-IPEC dhe Konferenca Kombetare qe eshte organizuar ne bashkepunim me Konfederaten Nderkombetare te Sindikatave, ITUC, dhe do te perpunohet nje plan veprimi per bashkepunimin midis ketyre sindikatave, duke siguruar edhe mbeshtetjen e ILO-IPEC ne Tirane.
Ne vijim, me kete objekt, do te organizohen edhe nje Tryeze dhe nje Konference dy ditore nga fillimi i vitit 2009, ku do te behet nje bilanc dhe do te percaktohen drejtimet kryesore te punes se ketyre sindikatave ne vazhdim.
Specialiste te FNV do te marrin pjese dhe do te kontribuojne me eksperiencen dhe sugjerimet e tyre ne lidhje me permiresimin e punes dhe zgjerimin e perfshirjes se sindikatave qe do te angazhohen ne kete pune.
Me shume rendesi per arritjen e rezultateve te parashikuara ne punen per parandalimin dhe eliminimin e punes se femijeve eshte percaktimi i qarte i detyrave per grupet qe do te veprojne ne nivel qendror, lokal dhe shkollash; evidentimi i gjendjes ne lidhje me nxenesit me probleme, nxenesit qe kane braktisur shkollen ose qe jane ne rrezik per ta braktisur ate, femijet qe punojne dhe qe jane ne rrezik per t’u trafikuar; percaktimi i objektivave konkrete per secilen prej tyre, duke marre si minimum ato qe jane percaktuar ne aplikimin per Projektin dhe marrja e te gjitha masave organizative per rritjen e efektivitetit te cdo aktiviteti.

  1. Zgjerimi i komunikimit dhe ndergjegjesimi i mesuesve anetare te FSASH e SPASH

 

Fuqizimi i sindikatave dhe realizimi i objektivave te caktuara per parandalimin dhe eliminimin e punes se femijeve, ne kuadrin e ketij Projekti, jane te lidhura drejtperdrejt me zgjerimin e komunikimit me anetaret dhe me opinionin publik ne pergjithesi, per ndergjegjsimin e tyre dhe zgjerimin e angazhimit ne veprime konkrete.
Me shume se 650 mesues e specialiste, anetare te FSASH e SPASH, dhe 5 300 nxenes, qe do te perfshihen drejtperdrejt ne aktivitetet e shumta qe jane parashikuar te organizohen ne kuadrin e ketij Projekti, do te jene ne komunikim te vazhdueshem, jo vetem me mesues e perfaqesues te organizmave te tjera ne shkolle e ne komunitet, por edhe me strukturat qendrore e lokale te te dy sindikatave.
Nje rol te rendesishem do te luaj ne kete drejtim botimi rregullisht, tashme nje here ne dy muaj e me shpesh, i Revistes “Tribuna Sindikale”, e cila do te kete nje ndikim te drejtperdrejte per perhapjen e informacionit ne lidhje me aktivitetet e zhvilluara ne kuadrin e Projektit e me gjere, per modernizimin dhe demokratizimin e sistemit arsimor, per perpunimin e opinionit te mesuesve e specialisteve, ne lidhje me ceshtjet e reformes arsimore, si edhe per mbrojtjen social ekonomike te anetareve te  dy sindikatave.
Pervec drejtuesve te sindikatave ne nivel qendror e lokal dhe mesuesve te profileve te ndryshme, ne Reviste do te jene te pranishem edhe specialiste te institucioneve te ndryshme arsimore, te cilet pritet te japin nje kontribut te rendesishem per perpunimin e opinionit shkencor dhe trajtimin e problemeve qe lidhen me reformen ne arsim dhe modernizimin e arsimit ne vendin tone.
Krahas kesaj, me mbeshtetjen e ketij Projekti, me kontributin e dy sindikatave te tona te arsimit dhe ne bashkepunim me Ministrine e Arsimit e Shkences dhe Drejtorite Arsimore, do te behet e mundur qe ne 8 qarqe te vihen ne dispozion te seksioneve sindikale zyra te perbashketa, te cilat do te pajisen me mjete komunikimi, perfshire kompjuter, linje telefonike, e-mail dhe internet.
Do te perdoren, gjithashtu, edhe format e tjera te komunikimit, si broshura, postera, programe televizive, emisone radiofonike etj.
Organet drejtuese te dy sindikatave tona te arsimit, u jane shume mirenjohese Konfederates Holandeze te Sindikatave, FNV, dhe Sindikates se Pergjitheshme te Arsimit te Holandes, AOb, per mbeshtetjen financiare dhe ndihmen teknike qe po u japin FSASH e SPASH per realizimin e ketyre aktiviteteve, per fuqizimin e gjithanshem te tyre dhe per angazhimin e nje numri gjithnje e me te madh mesuesish per parandalimin dhe eliminimin e punes se femijeve.