Home Mbi FSASH-SPASH JO Punes se Femijeve Aktivitete Kalendari Revista Foto Galeri Kontakte

PROGRAM I SUKSESSHEM NE BASHKEPUNIM ME ILO-IPEC NE TIRANE

Ne vijim te bashkepunimit te suksesshem dhe zbatimit te disa programeve efektive, me Zyren e ILO-IPEC ne Tirane, Federata e Sindikatave te Arsimit dhe Shkences, FSASH, ne bashkepunim me Sindikaten e Pavarur te Arsimit Shqiptar, SPASH, zbatuan gjate muajit qershor te ketij viti, nje program shume te rendesishem qe kishte te bente me parandalimin dhe eliminimin e punes se femijeve ne Shqiperi.
Objektivi kryesor i ketij Projekti ishte zhvillimi i nje programi kombetar per eliminimin e punes se femijeve ne vendin tone, nderkohe qe objektivi imediat i programit ishte perpunimi i nje politike kombetare dhe nje plani veprimi, ne bashkepunim me strukturat perkatese te Qeverise dhe Ministrise per te luftuar punen e femijeve ne Shqiperi, duke harmonizuar me mire legjislacionin kombetar dhe duke ngritur kapacitetet e mesuesve te angazhuar ne kete pune, edhe mbi bazen e botimeve te posacme per kete ceshtje.


Aktivitetet kryesore te ketij programi kishin te benin me:

  1. Botimin e paketes SCREAM, (Mbeshtetje e te Drejtave te Femijeve, Nepermjet Edukimit, Artit dhe Medias) dhe Manualit mbi Arsimin Jo-Formal,
  2. Organizimin e kater seminareve rajonale ne Korce, Vlore, Sarande dhe Durres per ndergjegjsimin e mesuesve drejtues lokale te FSASH e SPASH,
  3. Dokumentimin e praktikave te mira dhe kembimin e eksperiencave ne nivel kombetar e rajonal.

Paketa SCREAM eshte nje seri Modulesh per punen edukative me te rinjte ne fushaten globale per eliminimin e punes se femijeve. Modulet e perkthyer tashme ne shqip, bazohen ne perdorimin e a/ arteve, (piktures, letersise dhe teatrit), b/ medias, (metodat e fushatave dhe rrjeteve te informacionit). Keto metoda i aftesojne te rinjte te shprehen ne menyre te pavarur nepermjet roleve, te shkruarit krijues, arteve vizuale dhe ne menyre specifike per kulturen dhe traditat.
Nepermjet ketyre Moduleve, te rinje fitojne shkathtesi, aftesi e besim ne vetvete qe t’u drejtojne mesazhe gjeneratave te ndryshme te shoqersie, perfshire prinderit, miqte, mesuesit, komunitetin dhe autoritetet lokale.

Manuali mbi Arsimin Jo-Formal eshte pergatitur nga specialistja e Qendres se Trajnimeve dhe Kualifikimeve, Albana Markja dhe eshte ne dispozicion te mesuesve te arsimit jo-fomal, te cilet punojne qe ta bejne arsimin perfshires edhe per ata nxenes qe, per nje a me shume aresye, i jane drejtuar punes, paralelisht ose duke e braktisur shkollen. Ai eshte nje mjet ne duart e mesuesve qe perdorin menyra te mesuari interaktive, duke vene ne qender nxenesin. Seksionet e tij fokusohen sidomos ne: pranimin e diversitetit, permiresimin e barazise gjinore dhe mbeshtetjen e arsimit cilesor per te gjithe.
Lista e shperndarjes se ketyre botimeve u pergatite ne perputhje me startegjine e Programit dhe eshte bere ne kete menyre:

  1. 100 kopje per mesuesit qe moren pjese ne seminaret rajonale, nga 15 rrethe te vendit,
  2. 100 kopje per drejtorite dhe zyrat arsimore te ketyre rretheve,
  3. 450 kopje te SCREAM dhe 250 kopje te Manualit per Arsimin Jo-Formal per ILO-IPEC ne Tirane, per partnere te tjere, me te cilet kjo zyre punon, perfshire Qendren e Trajnimeve dhe Kualifikimeve, disa fakultete te Universitetit te Tiranes etj
  4. 50 kopje nga secili botim per Sindikaten e Bashkuar te Arsimit ne Kosove, SBASHK,
  5. 100 kopje ne dispozicion te FSASH e SPASH, per partnere te tjere, si Ministria e Arsimit, sektoret perkates ne Kryeministri etj.

Shtylla e dyte e Programit ishte rritja e kapaciteteve te drejtuesve lokale dhe autoriteteve te drejtorive dhe zyrave arsimore te rretheve, te cilet jane pergjegjes per mbikqyrjen e cilesise se mesimdhenies.
Realiteti tregon se jane kater kategori te femijeve qe punojne ne lidhje, persa i perket statusit tusit te tyre ne mardheniet me shkollen:

  1. Femije qe kombinojne vazhdimin e shkolles 9-vjecare me punen,
  2. Femije qe jane ne shkolle dhe nuk punojne, por qe jane ne rrezik te madh qe ta braktisin ate dhe t’i drejtohen punes,
  3. Femije qe kane mbaruar disa klasa ne shkolle, por qe e kane lene ate pergjysem dhe i jane drejtuar punes,
  4. Femije qe nuk kane qene asnjehere ne shkolle, por punojne.

 

Menjehere pas botimit te dy librave, FSASH, ne bashkepunim me SPASH, organizuan kater seminare rajonale, gjate periudhes 13 deri 23 qershor 2007, sipas ketij kalendari: ne Korçe (13-14 qershor), ne Vlore (15-16 qershor), ne Sarande (22-23 qershor) dhe ne Durres (22-23 qershor), ku moren pjese 107 drejtues lokale te te dy sindikatave dhe disa perfaqesues te drejtorive dhe zyrave arsimore nga 15 rrethe te vendit.
Tematika e ketyre trajnimeve kishte te bente me:

  1. Prezantimin e Moduleve te paketes SCREAM, duke u fokusuar tek menyra se si mesuesit, anetare te te dy sindikatave dhe drejtues lokale te tyre mund te ndergjegjsojne femijet qe ata te veprojne kunder formave me te keqija te punes se tyre, duke mbeshtetur pjesemarrjen e vete femijeve ne aktivitetet dhe veprimet qe organizohen me kete synim.
  2. Prezantimin e Manualit mbi Arsimin Jo-Formal, duke u perqendruar sidomos ne kete aspekte: a/Mesuesi efektiv ose dikush tjeter qe respekton te gjithe femijet, i degjon dhe i mbeshtet ata qe te behen nxenes sa me te mire; b/ Metodologjia e mesimdhenies dhe perdorimi i menyres se venies se nxenesit ne qender te saj; c/Stilet e te mesuarit, atributet dhe menyrat perkatese te mesimdhenies; d/Aspektet sociale dhe fizike te menazhimit te klases dhe te nxitjes se eksperiencave me te mira ne te mesuarit e nxenesve; e/ Monitorimi i nxenesve gjate te mesuarit.

Menazherja Kombetare e ILO-IPEC ne Shqiperi, zonja Snezhi Bedalli, beri prezantimin e Moduleve te paketes SCREAM, duke shpjeguar pothuajse te gjitha keto Module dhe duke evidentuar karakteristikat kryesore te secilit prej tyre:

  1. Moduli i Kolazhit, qe stimulon shprehjen vizuale dhe artistike duke vene ne dukje se sa rendesi merr media e shkruar, ne dukje si nje gje e vogel, perballe ketij problemi kaq te madh, sic eshte puna e femijeve.
  2. Moduli i Imazhit, qe nderton profilet e femijeve qe punojne, mbi bazen e disa imazheve. Nje sere fotosh nga realiteti i huaj dhe ai shqiptar u komentuan, duke terhequr edhe mendimin e pjesemarresve ne seminare.
  3. Moduli i Luajtjes se Roleve, qe perfshiu te gjithe pjesemarresit ne rolet e femijeve qe punojne dhe te njerezve qe bashkeveprojne me ta (prinder, punedhenes, zyrtare), nepermjet aktiviteteve.
  4. Moduli i Konkurences ne Art, i cili stimulon  shprehjen artistike, permiresimin e edukimit te komunitetit dhe ngritjen e ndergjegjsimit. Ky Modul u trajtua i lidhur ngushte me Modulin e Integrimit te Komunitetit, si pjese e procesit te integrimit te komunitetit (sponsoret, bizneset etj).
  5. Moduli i te Shkruarit Krijues, nepermjet te cilit pjesemarresve iu paraqiten teknikat se si mund te krijohet nje histori me nje teme te thjeshte te bazuar ne aktivitetin e metodes me 4 kuadrate. Ajo stimulon te shprehurit letrar dhe krijon mundesine e te shprehurit te ndjenjave te brendshme mbi punen e femijeve, (aftesi letrare dhe komunikuese).
  6. Moduli mbi Boten e Punes, i cili u prezantua per te theksuar dhe mbeshtetur ndikimin e marredhenieve trepaleshe ne zhvillimin social, rolet e ndryshme te komunitetit dhe se si keto organizata mund te bashkeveprojne per te miren e shoqerise.
  7. Moduli i Integrimit ne Komunitet, si pjese e integrimit ne kete proces, (perfshire sponsoret dhe bizneset etj).

Pjesemarrja masive ne ushtrimet “Globingo” dhe  “Balona e te Drejtave te Femijeve” u ndoqen me interesim dhe pjesemarresit ishin shume aktive ne diskutime, duke sjelle edhe eksperiencat e tyre.

Specialistja e Qendres se Kualifikimit dhe Trajnimeve, zonja Albana Markja prezantoi Manualin mbi Arsimin Jo-Formal.

  1. Duke e ndare manualin ne dy pjese, trajnuesja u perqendrua sidomos tek metoda e perfshirjes se te gjithe femijeve dhe integrimit te tyre, jo vetem ne shkolle, por edhe ne komunitet.
  2. Nje pjese e rendesishme e shpjegimeve te saj ishin edhe kros dhe ekstra kurrikulat ne arsimin jo-formal, mesidhenia efektive, metodat dhe teknikat e mesimdhenies qe vene ne qender nxenesin, menazhimi i klases etj.

Me synimin qe te nxitej dhe te ngrihej me tej kapaciteti i mesuesve, duke patur si synim perfshirjen e vete nxenesve ne mbrojtjen e te dejtave te tyre, perfshire edhe  luften per te qene te lire nga puna dhe shfrytezimi seksual, ne te kater seminaret u perdoren metoda interaktive.

Mesusit u pajisen me njohurite dhe shkathesite per te evidentuar dhe plotesuar nevojat arsimore dhe keshilluese, me synim qe te ulen gradualisht deri ne zhdukje largimet nga shkolla, te terhiqen ne shkolle te gjitha ata femije qe e kane braktisur ate dhe i jane drejtuar punes, duke i ndihmuar ata qe te qendrojne ne shkolle dhe te kene rezultate te mira ne mesime.

Pjesemarrja aktive e mesuesve ne diskutime, si edhe nderhyrjet e te dy drejtuesve kryesore te sindikatave te Arsimit, z. Xhafer Dobrushi, kryetar i FSASH-it dhe z. Bajram Kruja, kryetar i SPASH-it, ishin shume te rendesishme, sidomos per perpunimin e nje programi pune konkret ne secilin prej seminareve.
Disa nga pikat kryesore te ketyre programeve te perpunuar gjate seminareve jane:

  1. Cdo pjesemarres ne seminar duhet te organizoje te pakten nje seminar te ngjashem, me pjesemarrjen e mesuesve nga rrethi i tij/saj, duke prezantuar paketen SCREAM dhe Manualin mbi Arsimin Jo-Formal,
  2. Pjesemarresit ne keto seminare duhet te informojne drejtorite ose zyrat arsimore te rretheve perkatese mbi seminaret dhe pjesemarresit, me qellim qe te koordinohen veprimet ne te ardhmen per punen me keto dy botime te rendesishme,
  3. Organet drejtuese te FSASH dhe SPASH duhet te informojne Ministrine e Arsimit dhe Shkences mbi seminaret, duke insistuar ne kerkesat e tyre per te bere te mundur shperblime plus per mesuesit qe jane te perfshire ne kete pune, duke u bazuar edhe ne nenet perkatese te Kontrates Kolektive te Punes ne fuqi.
  4. Kordinatori i Programit te botoje ne internet informacionin mbi  aktivitetet e organizuara ne kuadrin e zbatimit te ketij Programi.

 

Evidentimi dhe dokumentimi i praktikave te mira eshte ne proces dhe do te plotesohet, sipas pogramit perkates te punes dhe, pas kesaj,  ato do t’u behen te ditura edhe partnereve te tjere ne nivel kombetar e me gjere, nepermjet publikimit ne portalin